“Lekët e vjedhura në postën e Durrësit janë përdorur për zgjedhje”, eksperti sjell detajet e forta

Eksperti për sigurinë dhe çështjet ndërkombëtare, Avenir Peka ka folur lidhur me vjedhjen e parave në postë në Durrës. Duke iu referuar rastit konkret, ai deklaroi se në Durrës detyra për mbledhjen e parave të institucioneve u është besuar personave që kanë vepruar në mënyrë të pakujdesshme dhe më pas kanë dashur të fajësojnë të tjerët.
Ai vuri gjithashtu në dukje se personat e lidhur me këtë çështje kanë pasur angazhime dhe objektiva të caktuara edhe gjatë procesit zgjedhor në Durrës.
“Në makro është ajo ç’ka është më e frikshmja. Jo nuk është te shifra, në makro detyrimi i drejtuesve të institucioneve të financojnë fushatën elektorale të Partisë Socialiste. Po ta them tani, mekanizmi që Partia Socialiste ka ngritur për financimin e fushatës është që drejtuesit e institucioneve gjithsecili mbulon një zonë apo një shumë të caktuar.
Rasti konkret edhe kjo ndodh në të gjitha institucionet. Rasti konkret është që kjo detyrë i është lënë një grupi idiotësh që kanë shkuar kanë bërë këtë lloj vjedhje. Po e kanë bërë në mënyrë të trashë dhe ajo çfarë kanë bërë me sa duket është që qytetarët shko bëj pagesat për aluizmin, për kadastrën, për institucionet e tjera dhe këta nuk i çonin.
Dhe vjen një kohë kur mblidhen faturat dhe këtyre institucioneve u rezultojnë faturat e paguara po s’kanë lekët dhe kanë shkuar duke kërkuar lekët e tyre ku i kanë. Kanë kërkuar lekët s’kanë dalë lekët edhe pastaj këta kanë filluar duke akuzuar njëri-tjetrin, secili për të për të shpëtuar veten.
Nëse merr individët që janë të përfshirë në këtë pjesë, duhet të shkosh te roli i tyre që kanë pasur në zgjedhjet në Durrës dhe po ta them që tani pa përmendur emra. Nëse e shikon emrat që janë të përfshirë nëse shikon familjarët e tyre do shikosh që secili prej tyre ka pasur një kuotë të caktuar votash të kërkuara nga selia qendrore këtu dhe ato vota si mblidhen. Ne e dimë se si”, tha ai.
Lexo edhe
POLITIKE
Protestat, Bardhi: Policia po shkel ligjin, kërkon të shtypë protestën me dhunë

Hoxha: Krimi i organizuar është te PS, Rama i ktheu banditët e rrugës në biznesmenë

VIDEO/ Shehaj sfidon Ballën nga tarraca e shtëpisë së tij: Dil e trego ku i gjete 2 mln euro për shtëpinë

VIDEO- “Asnjë punëtor nuk bëhet më i pasur me dyfishin e çmimeve”/ Beqiraj ironizon deklaratën e Maznikut

Largohet Xhaferri, Forumi Rinor i PD hyn në zgjedhje

VIDEO/ Greta Thunberg në Tiranë, mesazh të fortë në ditën e 173 të protestës: Shqiptarët kundër shtetit, korrupsionit dhe dhunës

Sa na kushton lobimi i Ramës për interesa personale

Vjedhja e 700 mijë eurove në Postën e Durrësit, Këlliçi publikon SMS: Me paratë e marra, deputetja e PS ka blerë vota




