Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Dënimi i dytë i Thaçit dhe rreziku i përplasjeve të reja në Kosovë Aksident i rëndë, gazetari sportiv përplaset nga autobusi, detajet e para Tensione para Kryeministrisë, policia nuk lejon qytetarët të protestojnë, hedhin spray lotsjellës Speca me prani të lartë nikeli/ Kroacia bllokon sërish ngarkesat nga Shqipëria, hera e pestë në pak muaj Gjobë 1 milion lekë në muaj çdo filiali poste në Durrës, ja si ngriti skemën Fetah Mataj! Zbardhen dëshmitë... Tensione te Kryeministria, policia shtyn me forcë qytetarët në trotuar “Jalta e re” zgjati 80 minuta/ Fituesit dhe humbësit e takimit historik mes Xi, Trump dhe Putin Skandali në Postën e Durrësit/ Jo vetëm pensionet, dyshohet se u vodhën edhe pagesat e qytetarëve për Kadas... Pse kryeministri kanadez shkoi në Kinë dhe nuk mori pjesë në bisedimet e sotme për Ukrainën? Haaland i jashtëzakonshëm, arrin 68 gola sa Mbappe por me 47 ndeshje me pak Arrestohet në Shkodër 45-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia, pritet ekstradimi “Lulet vyshken, por dashuria mbetet gjithmonë”, Brikena Selmanaj merr dhuratën e veçantë, mesazhi i saj ngr...
POLITIKE

Spiropali sulmon Klosin: Më vjen turp për të, shkon në çdo studio të shpjegojë një vendim pa vendim

Rama, Spiropali dhe KlosiDeputetja socialiste Elisa Spiropali ka reaguar ashpër ndaj sekretarit të përgjithshëm të selisë rozë, Blendi Klosit, pas deklaratave të këtij të fundit në media lidhur me përjashtimin e saj nga format e PS

P
Piranjat19 November 2026, 22:33 · 2 min lexim
Spiropali sulmon Klosin: Më vjen turp për të, shkon në

Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka reaguar ashpër ndaj sekretarit të përgjithshëm të selisë rozë, Blendi Klosit, pas deklaratave të këtij të fundit në media lidhur me përjashtimin e saj nga format e PS.

Duke folur në Top Story, Spiropali u shpreh se i vjen turp për mënyrën se si Klosi po përpiqet të justifikojë vendimin ndaj saj.

“Dua t’i jap fund telenovelës së diskutimeve dhe fjalëve të nxjerra nga Asambleja. Kam zgjedhur të mos i komentoj këto ditë, sepse fjala që mbajta në Asamble nuk ka asnjë lidhje me atë që është thënë në publik dhe ky nuk është faji juaj. Zgjodha të flas për një fjalim personal, madje as me statutin dhe zgjedhjet nuk kishte lidhje. Nëse aty në Asamble, në fytyrat tona, dukej se kishte shumëçka për të qarë, në këtë reflektim të mëvonshëm duket se ka shumëçka për të qeshur. Kam dëgjuar këto ditë Klosin dhe po ju them që më vjen keq, më vjen turp ta shoh sekretarin e përgjithshëm të PS-së që i duhet të shkojë studio më studio dhe të diskutojë për një vendim pa vendim dhe ‘përjashtim", tha Spiropali.

Spiropali tha ndër të tjera se nuk është turp me qenë anëtar i thjeshtë i PS-së dhe pikërisht kjo sipas kësaj është një nga problemet e drejtuesve të PS që sipas i shohin me përbuzje anëtarët e thjeshtë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.