VIDEO- “Asnjë punëtor nuk bëhet më i pasur me dyfishin e çmimeve”/ Beqiraj ironizon deklaratën e Maznikut

Ish-zv/ministrja e Financave në qeverisjen Rama, Irena Beqiraj, ka ironizuar qëndrimet e Arbjan Maznikut lidhur me pagat dhe kursin e këmbimit, duke theksuar se vlera e pagës e shprehur në euro nuk është tregues i mirëqenies reale të qytetarëve.
Në një reagim në rrjetet sociale, Beqiraj i referohet ekonomistit dhe fituesit të çmimit Nobel, Milton Friedman, duke sjellë në vëmendje një prej qëndrimeve të tij mbi raportin mes pagave dhe çmimeve.
‘Milton Friedman thoshte: ‘Asnjë punëtor nuk bëhet më i pasur edhe duke marrë dyfishin e parave, nëse duhet të paguajë dyfishin e çmimeve’’, shkruan Beqiraj.
Ajo ironizon Maznikun, duke thënë se për të nuk ka rëndësi se çfarë mund të blejë një punëtor me pagën e tij, por vetëm sa euro vlen ajo në letër.
‘Friedman ishte nobelist në ekonomi. Mazniku nuk është ekonomist, por ka një makinë llogaritëse dhe shumë vetëbesim’, shprehet ish-zëvendësministrja
Reagimi i Irena Beqiraj:
Milton Friedman thoshte: ‘Asnjë punëtor nuk bëhet më i pasur edhe duke marrë dyfishin e parave, nëse duhet të paguajë dyfishin e çmimeve.’
Për Maznikun, nuk ka rëndësi çfarë blen punëtori me pagën e tij, por sa euro vlen ajo në letër!
Friedman ishte nobelist në ekonomi. Mazniku nuk është ekonomist por ka një makinë llogaritëse edhe shumë vetëbesim. Ai ndoshta jo fare pa dashje ngatërron pjesëtimin me zhvillimin dhe kursin e këmbimit me mirëqenien.
Friedman si askush tjetër mund ti shpjegonte se kursi i këmbimit nuk është mirëqenie, paga e shprehur në euro nuk është pasuri, dhe propaganda nuk është ekonomia reale.
Por edhe po të ngrihej nga varri, vështirë se do të merrte përsipër t'ia shpjegonte këto Maznikut, sepse asnjë shpjegim apo argument nuk mund të mbushë boshllëkun e mungesën e vullnetit të socialistëve për të thënë të vërtetën.
Lexo edhe
POLITIKE
Largohet Xhaferri, Forumi Rinor i PD hyn në zgjedhje

VIDEO/ Greta Thunberg në Tiranë, mesazh të fortë në ditën e 173 të protestës: Shqiptarët kundër shtetit, korrupsionit dhe dhunës

Sa na kushton lobimi i Ramës për interesa personale

Vjedhja e 700 mijë eurove në Postën e Durrësit, Këlliçi publikon SMS: Me paratë e marra, deputetja e PS ka blerë vota

Buxheti i Bashkisë, Vlorë, Atird Hoxha: Nuk është realist, ka shpërndarje të pabarabartë e investimeve




