Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Gimbos i vodhën makinën”/ Selin zbulon incidentin: 24 orët e fundit kanë qenë si serial, pa gjumë dhe nerv... Ryanair ndryshon afatin e check-in nga 10 nëntori, çfarë duhet të kenë parasysh ata që udhëtojnë nga Tirana... Zbulohet skandali në Greqi/ “VIP”-at i shkaktojnë 206 milionë euro dëm shtetit, skema e “perandorit” të nat... “Amerika bëri një hap gjigant prapa në histori”, Trump pas disfatës në zgjedhjet e mesmandatit: Republikanë... Kryeministri britanik letër Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale, si dëshmi e pjekuris... "Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së 69 ditë i zhdukur në Oqeanin Paqësor, 86-vjeçari dhe qeni i tij gjenden gjallë 740 kilometra larg bregut Gjermania miraton përgjysmimin e kuotës vjetore të punësimit për Ballkanin Perëndimor Ngjarje e rëndë në Greqi, gjendet në valixhe trupi i pajetë i një gruaje, detajet e para Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cos... Tenerife merr përsipër të mbështesë financiarisht vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel “Irani shtet i dështuar, me 301 përqind inflacion”, Trump: Nëse bisedimet përparojnë, mund ta ndërpresim lu...
SPORT

Ancelotti: “Talentet brazilianë kalojnë parakohe në Europë dhe për pasojë nuk luajnë!”

P
Piranjat24 September 2026, 10:08 · 1 min lexim
Ancelotti: “Talentet brazilianë kalojnë parakohe në

Carlo Ancelotti ka komentuar situatën e talenteve të rinj brazilianë që transferohen shumë herët në Europë, duke marrë si shembull rastin e Endrick.

Trajneri i Brazilit ka mbështetur planin e ri të Federatës Braziliane të Futbollit (CBF), që synon t’u krijojë më shumë hapësira lojtarëve vendas në kampionatin brazilian.

Sipas planit, numri maksimal i futbollistëve të huaj në skuadrat braziliane do të reduktohet nga 9 aktualisht në 8 në vitin 2027, përpara se të zbresë në vetëm 5 deri në vitin 2030. Qëllimi është që klubet t’u japin më shumë minuta talenteve vendas dhe të favorizojnë zhvillimin e tyre

Ancelotti e sheh Endrick si një shembull konkret të këtij problemi. Sulmuesi u transferua te Real Madridi në vitin 2024 për rreth 50 milionë euro, por nuk ka pasur hapësirat e pritshme në ekipin spanjoll. Ai numëron 41 paraqitje dhe 7 gola me “Los Blancos”, ndërsa gjatë huazimit te Lyon realizoi 8 gola në 21 ndeshje.

“Problemi i djemve brazilianë është se nuk përmirësohen, sepse nuk luajnë. Kjo ndodhi me Endrick, por edhe me Estevãon. Shkojnë në Europë në moshën 18-19 vjeç, por te klubet e mëdha nuk gjejnë hapësirë. Pa luajtur, nuk mund të përparojnë”, deklaroi Ancelotti.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.