Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Gimbos i vodhën makinën”/ Selin zbulon incidentin: 24 orët e fundit kanë qenë si serial, pa gjumë dhe nerv... Ryanair ndryshon afatin e check-in nga 10 nëntori, çfarë duhet të kenë parasysh ata që udhëtojnë nga Tirana... Zbulohet skandali në Greqi/ “VIP”-at i shkaktojnë 206 milionë euro dëm shtetit, skema e “perandorit” të nat... “Amerika bëri një hap gjigant prapa në histori”, Trump pas disfatës në zgjedhjet e mesmandatit: Republikanë... Kryeministri britanik letër Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale, si dëshmi e pjekuris... "Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së 69 ditë i zhdukur në Oqeanin Paqësor, 86-vjeçari dhe qeni i tij gjenden gjallë 740 kilometra larg bregut Gjermania miraton përgjysmimin e kuotës vjetore të punësimit për Ballkanin Perëndimor Ngjarje e rëndë në Greqi, gjendet në valixhe trupi i pajetë i një gruaje, detajet e para Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cos... Tenerife merr përsipër të mbështesë financiarisht vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel “Irani shtet i dështuar, me 301 përqind inflacion”, Trump: Nëse bisedimet përparojnë, mund ta ndërpresim lu...
SPORT

Certifikata e vaksinimit dhe mbështetja për UÇK-në nga Granit Xhaka, drejtori i Zvicrës: Është çështje private

P
Piranjat23 September 2026, 18:15 · 2 min lexim
Certifikata e vaksinimit dhe mbështetja për UÇK-në nga

Çështja e certifikatës së vaksinimit të Granit Xhakës ka rikthyer në vëmendje një prej episodeve më të diskutuara të karrierës së kapitenit të Zvicrës.

Për këtë situatë ka reaguar Pierluigi Tami, drejtues i përfaqësueses zvicerane, i cili ka theksuar se bëhet fjalë për një çështje private dhe se Federata Zvicerane e Futbollit (SFV) nuk ka pasur asnjë rol në këtë rast.

“Gjithçka ndodhi shumë shpejt; ai mori vendimin për t’u bërë publik po aq shpejt. Nuk ishte e lehtë për të të ndërmerrte këtë hap. Kjo ishte një çështje private. Shoqata Zvicerane e Futbollit (SFV) nuk lëshoi asnjë direktivë vaksinimi. Ekipi kombëtar nuk ka të bëjë fare me këtë”, u shpreh Tami.

Në të njëjtën kohë, është rikthyer në diskutim edhe mbështetja e shfaqur nga Xhaka ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të cilët janë dënuar nga Gjykata Speciale. Edhe për këtë çështje, Tami ka bërë të qartë qëndrimin e federatës.

“Mbështetja e tij për presidentin e dënuar të Kosovës është gjithashtu një çështje private”, deklaroi ai.

Ndërkohë, eksperti i së drejtës penale Andre Kuhn ka shpjeguar se falsifikimi i dokumenteve në Zvicër mund të dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Xhaka rrezikon automatikisht një dënim prej pesë vitesh burg. Sipas Kuhn, në përcaktimin e dënimit mund të merren parasysh disa faktorë, ndërsa për personat pa precedentë penalë mund të shqiptohet edhe një dënim me gjobë ose me kusht.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.