Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Zbardhet vendimi i plotë i GJKKO për nënën e Monika Kryemadhit dhe dy të pandehurit e tjerë, ja çfarë vendo... Koçeku: Protesta është institucioni më serioz në vend, pengesë për integrimin në BE mbetet establishmenti i... “Ngrije kokën o kriminel!”/ “Tao u premtonte tendera”, Berisha shpërthen në akuza ndaj Ballës: Porositës vr... Pezullohet për 3 orë transporti publik, shoqata në protestës kundër rritjes së TVSH-së: E bëjmë për qytetar... Tragjedi në Ibiza/ Mbytet anija që mbante 7 mijë tonë naftë, humb jetën një marinar Paloka: Nuk e duan më në PS! Edhe Soros ia ka prerë fletën Ramës Reshjet e dëborës mbulojnë aksin Bogë-Theth, ndërhyrje për pastrimin e rrugës gjatë natës Krimi tronditës në Greqi/ Fermeri vrau me armë gjahu punëtorin 24-vjeçar bullgar dhe fshehu trupin, arresto... Celine Dion mesazh emocionues në Ditën e Falënderimeve: Zemra ime është e mbushur me mirënjohje! Parlamenti Europian miraton rregullat e reja për barnat, çfarë pritet të ndryshojë? Inteligjenca artificiale kopjon videot në rrjetet sociale, krijuesit denoncojnë vjedhjen e përmbajtjes Shpërthim me lëndë plasëse në verandën e një banese në Lezhë, çfarë thotë policia
SPORT

Vllaznia merr fitoren e parë të sezonit, Murataj vendos ndaj Dinamos

P
Piranjat11 October 2026, 23:25 · 2 min lexim
Vllaznia merr fitoren e parë të sezonit, Murataj vendos ndaj Dinamos

Vllaznia ka marrë fitoren e parë të sezonit, duke mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Dinamon.

Në një përballje të luftuar, kuqeblutë gjetën rrugën e rrjetës në pjesën e parë dhe më pas arritën të ruanin avantazhin deri në vërshëllimën përfundimtare.

Heroi i sfidës ishte Edon Murataj, i cili në minutën e 31-të realizoi një gol të bukur nga distanca. Mesfushori lëshoi një goditje të kalibruar, me topin që u përplas në shtyllë përpara se të përfundonte në rrjetë, duke i dhënë avantazhin Vllaznisë.

Përpara golit, shkodranët kishin paralajmëruar rrezikun. Në minutën e 28-të, Murataj shërbeu bukur për Balajn, por tentativa e këtij të fundit përfundoi mbi kuadrat. Pak më herët, një kundërsulm i Vllaznisë nuk u konkretizua, pavarësisht kombinimit mes Qatos dhe Balajt.

Në pjesën e dytë, Vllaznia iu afrua golit të dytë në minutën e 50-të, kur Qato provoi nga distanca, por portieri Teqja arriti të ndalte goditjen. Dinamo reagoi dhe kërkoi golin e barazimit, me Ruben Silvën që provoi me një kthesë brenda zonës në minutën e 56-të, por topi përfundoi mbi traversë.

Rastin më të rrezikshëm për barazimin, dinamovitët e krijuan në minutën e 69-të. Malomo provoi drejt portës, por tentativa e tij u devijua dhe përfundoi në goditje këndi.

Trajnerët ndërhynë me zëvendësime në pjesën e dytë, ndërsa Dinamo shtoi presionin në minutat e fundit, në kërkim të golit që do t’i jepte një pikë. Megjithatë, mbrojtja e Vllaznisë rezistoi dhe skuadra shkodrane arriti të administronte avantazhin deri në fund.

Kështu, Vllaznia feston fitoren e parë të sezonit, duke marrë tri pikë të rëndësishme ndaj Dinamos, një prej skuadrave që synon të jetë protagoniste në kampionat.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.