Gjimshiti para Shqipëri-Bjellorusi: Synojmë të shkojmë për herë të tretë në Europian

Në prag të sfidës së parë zyrtare ndaj Bjellorusisë, përpara mediave doli edhe kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti.
Mbrojtësi kuqezi foli për rëndësinë e ndeshjes, pritshmëritë e skuadrës dhe objektivin në këtë start të Ligës së Kombeve.
Pjesë nga deklarimi i Gjimshitit:
Atmosfera: “Besoj se e kemi gjetur skuadrën shumë mirë. Kemi pasur më tepër kohë sesa në fund të sezonit të kaluar dhe këto ditë na kanë shërbyer për t’u njohur me idetë e trajnerit dhe me lojtarët e rinj. Është një frymë shumë e mirë në Kombëtare. Rikthimi i Etritit është një gjë shumë e mirë dhe do të na japë një dorë.”
Transferimi ne Arabi: “Ia kam hapur rrugën Asllanit (qesh). U largova me marrëveshje nga Atalanta, por nga larg nuk duket se çfarë niveli është. Është një ligë e vështirë dhe nuk është aq e thjeshtë sa duket, sidomos për mbrojtësit, sepse çdo ekip atje ka një sulmues me emër.”
Objektivi: “Synojmë të shkojmë për herë të tretë në Europian. Ky është synimi ynë, i lojtarëve dhe i trajnerit”.
Skema: “Kam folur shumë me trajnerin Maran gjatë kësaj kohe dhe besoj se do të luajnë ata që ai mendon se janë më të mirët për momentin. Sa do të luajmë me tre apo me katër mbrojtës, nuk është më shumë rëndësi”.
Lexo edhe
SPORT
Yamal zbulon sekretin e të qenit në formë: Ja kur luaj më mirë

Muriqi ngjitet në mesin e golashënuesve më të mirë të Ligës së Kombeve, lë pas yje të mëdhenj

“Dua të jem bodibilder deri sa të vdes”/ Japonezi 90-vjeçar stërvitet gjashtë ditë në javë dhe vazhdon të fitojë tituj

Skandali i falsifikimeve prek një tjetër lojtar të Zvicrës, pas Xhakës edhe Embolo jashtë ekipit për mashtrim

Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen ndaj Bjellorusisë, mungon një nga lojtarët





