Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Gara për Tiranën/ Adriatik Lapaj konfirmon mbështetjen për Florjan Binajn: Uroj që të mos tërhiqen të tjerë... VIDEO/ Situatë alarmante në zonën e ish-Kënetës në Durrës, mbeturinat kthehen në burim infeksioni E rëndë në Shkodër, humb jetën 34-vjeçari me detyrë elektricist  Ish-“skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para për të qenë në emisionet ,... Mediat greke jehonë arrestimit të grabitësit të bankave/ Nga 28 grabitjet e dyshuara në Greqi te 75 mijë eu... Aksident në aksin rrugor Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua nga përplasja e dy automjeteve, vijo... Dita e 163 e revoltës! Qytetarët në protestë para Kryeministrisë, kërkojnë largimin e Ramës Pasqyra e qeverisë e çon inflacionin në nivele rekord Drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu jep dorëheqjen Gjurmime të krimit në Shqipëri dhe vende të huaja, ja çfarë kishin 9 diagramat e SHISH që u gjendën te Ergy... Përplasje mes disa automjeteve në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, policia në vendngjarje Avokati Ndreca letër Burgjeve dhe Ministrisë së Shëndetësisë: Veliaj në gjendje kritike
SPORT

Muriqi ngjitet në mesin e golashënuesve më të mirë të Ligës së Kombeve, lë pas yje të mëdhenj

P
Piranjat25 September 2026, 21:56 · 2 min lexim
Muriqi ngjitet në mesin e golashënuesve më të mirë

Sulmuesi dhe kapiteni i Kosovës, Vedat Muriqi, vazhdon të shkruajë emrin e tij në historinë e Ligës së Kombeve, duke u renditur në mesin e golashënuesve më të mirë të kësaj gare.

Sipas të dhënave të publikuara nga UEFA, Muriqi ka realizuar 14 gola në Ligën e Kombeve, duke u renditur në vendin e katërt në listën e golashënuesve më të mirë në histori të kësaj gare.

Para tij ndodhen vetëm Erling Haaland me 21 gola, ndërsa Aleksandar Mitrovic dhe Cristiano Ronaldo kanë nga 15 gola.

Me 14 realizime, Muriqi ka lënë pas disa prej emrave më të njohur të futbollit evropian, përfshirë Romelu Lukakun, Edin Dzekon, Kylian Mbappen dhe Viktor Gyokeres.

Ky rekord e vendos kapitenin e Kosovës në një shoqëri të veçantë, pasi vetëm tre futbollistë kanë shënuar më shumë gola se ai në historinë e Ligës së Kombeve.

Por, statistikat e Kosovës në këtë garë nuk ndalen vetëm te Muriqi.

“Dardanët” janë njëra prej përfaqësueseve që kanë dy futbollistë me nga një het-trik në historinë e Ligës së Kombeve.

Muriqi e realizoi het-trikun e tij më 23 mars 2025 ndaj Islandës, ndërsa Arbër Zeneli kishte shënuar tri gola në një ndeshje ndaj Azerbajxhanit më 20 nëntor 2018.

Kështu, Kosova ka dy futbollistë që kanë arritur të shënojnë nga tri gola në një ndeshje të Ligës së Kombeve, ndërsa Muriqi tashmë është vetëm një gol larg vendit të dytë në listën e golashënuesve më të mirë të kësaj gare.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.