
Interi është larguar nga Norvegjia me një humbje 3-1 përballë Bodo/Glimt që ka shuar euforinë zikaltër për shkëputjen në kampionat. Sipas asaj që raportohet në mediat italiane, klubi zikaltër ka qenë më shumë i inatosur në fakt për situatën e kapitenit Lautaro Martinez, të cilën e kishin paralajmëruar.
Interi kishte bërë ankesë te UEFA për gjendjen e barit sintetik të stadiumit në të cilin u luajt ndeshja, nga i cili ishin hequr 80 ton borë, por ku mjetet e pastrimit kishin zhvendosur tapetin sintetik teksa punonin.
Zikaltrit ishin ankuar se kjo do të shkaktonte dëmtime, e bë fakt ashtu ndodhi me kapitenin Lautaro Martinez pas një ore lojë, kur ai ndjeu dhimbje në pulpë e kërkoi zëvendësim. Pak minuta më vonë erdhën dy golat e Bodo/Glimt, duke bërë humbjen 3-1 shumë problematike për një vazhdimësi të mundshme në turne.
“Gazzetta Dello Sport” bën të ditur se Interi është larguar sot nga Norvegjia me drejtuesit e inatosur me UEFA-n që kishte miratuar që ndeshja të luhej në një fushë të tillë, pa ato që zikaltrit i cilësojnë kushtet minimale që kërkon një turne si Liga e Kampioneve. Por tashmë do të duhet të vërtetojnë në mesjavën e ardhshme se mjafton fusha për të bërë diferencën dhe për të kthyer Interin favorit, që rrallëherë u pa në ndeshjen e të mërkurës.
Artikuj te sugjeruar
SPORT
19 Shkurt13:51
BASKETBOLL, KUPA/ Partizanit i ka mbetur vetëm emri, Tirana e mund me lehtësi. Teuta eliminon Vllazninë në Shkodër
Kupa e Shqipërisë në basketboll për meshkuj ka mësuar skuadrat gjysmëfinaliste të edicionit 2025-2026, teksa pas Besël...
SPORT
19 Shkurt13:22
Laporta nuk kursen askënd: Arbitrat po na ndëshkojnë, lojtarët e Real hidhen si në pishinë
Humbjet e rënda në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit dhe ndaj Gironas në kampionat kanë ndezur ambjentin n...
SPORT
19 Shkurt12:18
Spalletti i “paprekshëm”, por pa Champions projekti vihet në diskutim
Juventus pësoi një goditje të rëndë të martën, teksa u mund thellë 5-2 në aktin e parë të ndeshjeve pla...
SPORT
19 Shkurt11:40
Spektakël dhe gola në Brugge, Atletico barazon 3-3, Simeone: Barazimi ishte i drejtë
Mbrëmje e çmendur futbolli në Jan Breydel Stadion, ku Club Brugge KV dhe Atletico Madrid barazuan 3-3, duke lënë të hapur &cce...
SPORT
19 Shkurt10:43
I doli në mbrojtje Viniciusit, legjenda e Benfikës denoncon: Fyerje raciste nga tifozët, më kërcënuan të mos shkel më në stadium
Ish-futbollisti brazilian Luizao, një nga legjendat e klubit të Benfikës pasi për më shumë se një dekadë ka veshur fan...
SPORT
19 Shkurt09:50
Humbja nga Bodo/Glimt lë shumë pasoja te Interi, Chivu konfirmon lëndimin e Lautaros
Trajneri i Interit, Cristian Chivu ka konfirmuar se kapiteni i skuadrës, Lautaro Martinez ka pësuar një dëmtim në ndeshjen e së ...
SPORT
19 Shkurt09:05
Sherri në fushë vazhdoi edhe pas ndeshjes, Alegri i vërsulet Fabregasit: Je një fëmijë dhe b*le që ka filluar të bëjë pardje trajnerin
Ndeshja mes Milanit dhe Komos në Serinë A nuk ka kaluar pa tension dhe më i dukshmi ka qenë ai mes Çesk Fabregas dhe Masimiliano Al...
SPORT
19 Shkurt09:00
Uzuni kërkoi transferimin te Trabzonspori, drejtori sportiv i Austin zbulon prapaskenat
Rodolfo Borel, që është drejtori sportiv i Austin, ka folur për Myrto Uzunin. Spanjolli ka treguar pse u pengua transferimi i Uzunit te Tr...
SPORT
19 Shkurt08:14
Chivu përmend Maradonën për të mbrojtur Bastonin, zemëron tifozët e Napolit
Katër ditë pas episodit të diskutueshëm të Bastonit në Inter-Juventus, polemikat vazhdojnë. Trajneri i Interit, Cristian Ch...
SPORT
19 Shkurt07:51
“Elbasani të besojë te titulli”, Gentian Bylykbashi: Ndaj Vllaznisë ndeshje reklame për kampionatin, por gara vazhdon
Elbasani u kthye pa pikë nga transferta në Shkodër, në një ndeshje që me pak më shumë fat mund të ishte mbyllur e...