Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Bilanc katastrofik, 11 të vdekur dhe 48 të plagosur/ Detajet, si ndodhi aksidenti tragjik në Bullgari Erling Haaland fiton miliona edhe pa luajtur, ja sa arkëton ai për një postim në Instagram! Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil Doneri 1 euro shkakton kaos në Gjermani, qindra të rinj përplasen me policinë, ndërhyn edhe helikopteri Ishte në kërkim ndërkombëtar/ Vrasësi shqiptar arrestohet gjatë një kontrolli rutinë në kufi Protestat në vend, kryeministri francez propozon rritjen e pagës minimale Dosja Veliaj/ Zbulohet data e shpalljes së verdiktit për Klotilda Bushkën Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina Merz kushtëzon buxhetin e BE-së me ndihmën për Ukrainën: Gjermania kërkon ndarje të barabartë të barrës fin... Ushqimet, transporti dhe qiratë “këpusin” në mes familjet shqiptaret: 80% e rritjes së çmimeve Serbia hap “sirtarët” e drejtësisë pas humbjes së Vuçiçit Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te fa...
SPORT

“Ka dorë CIA dhe reptilianët”, teoria konspirative merr vëmendje në Spanjë: Vinicius Jr është vrarë dhe është zëvendësuar me sozi

P
Piranjat29 September 2026, 19:16 · 3 min lexim
“Ka dorë CIA dhe reptilianët”, teoria konspirative merr

Një teori konspirative, sa e pabesueshme aq edhe e bujshme, ka nisur të qarkullojë në Brazil dhe ka vënë në qendër të saj yllin e Real Madrid, Vinicius Junior.

Sipas kësaj teorie të pabazuar, futbollisti brazilian është zhdukur në rrethana misterioze dhe më pas është zëvendësuar nga një “sozi”, me qëllim që të përmbushë kontratat e tij të reklamave.

Pretendimet janë përhapur kryesisht në forume online dhe në llogari të ndryshme në “TikTok” gjatë shtatorit 2026. Disa përdorues të internetit kanë ngritur dyshime duke krahasuar pamjen e Viniciusit me atë të futbollistit që është parë në grumbullimin e Brazilit.

Një prej “argumenteve” të përdorura nga mbështetësit e kësaj teorie lidhet me tatuazhet në kofshët e lojtarit. Sipas tyre, Viniciusi që luan me Real Madrid ka tatuazhe që nuk shihen te futbollisti i fotografuar gjatë grumbullimit të Brazilit për ndeshjen ndaj Australisë.

Madje, disa teori shkojnë edhe më tej, duke përfshirë CIA-n, familjen Rothschild dhe një grup të ashtuquajtur “Elitat”, të cilët akuzohen pa prova se kanë vrarë dhe zëvendësuar Viniciusin pas Kupës së Botës.

“Një teori konspirative krejtësisht e çmendur thotë se CIA, Rothschildët dhe Elitat e vranë dhe e zëvendësuan Viniciusin pas Kupës së Botës”.

Ndryshimi në pamjen e Viniciusit ndez teoritëNdryshimet në pamjen fizike të futbollistit janë përdorur nga disa përdorues si “provë” për të ushqyer më tej këtë teori. Krahas tatuazheve, në rrjet janë komentuar edhe ndryshime të tjera në paraqitjen e brazilianit.

Por pretendimet nuk shoqërohen me prova të besueshme që të tregojnë se Viniciusi është zhdukur apo është zëvendësuar nga një person tjetër.

Teoritë kanë marrë një tjetër kthesë kur disa përdorues kanë lidhur ndryshimin e pretenduar fizik të Viniciusit me një histori edhe më fantastike: atë të një pushtimi të supozuar nga alienë “reptilianë” gjatë Kupës së Botës, të cilët dyshohet se kanë rrëmbyer Vinicius dhe Neymar.

Në një video që është shpërndarë gjerësisht në rrjet, media braziliane “Vo Bahiana” ka pretenduar se kishte parë në ëndërr një pushtim alienësh në një fushë futbolli në Miami.

“Duhet t’ju them se përsëri pashë në ëndërr alienët duke pushtuar fushën e futbollit në Miami. E pashë qartë se si i morën lojtarët në anijen e parë që mbërriti. Unë isha brenda asaj anijeje. Kur anija u ngrit, mbërriti anija mëmë dhe rrëmbeu mijëra njerëz nga fusha e futbollit. Pashë kaq shumë britma, të qara, lot dhe vuajtje”, ka thënë ajo.


Pretendimet janë bërë virale në rrjet, por mbeten pjesë e një serie teorish konspirative pa prova të verifikueshme.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.