Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
EMRI/ U ekzekutua në Spanjë, kush është 39-vjeçari shqiptar i vrarë me armë zjarri  PS i përgjigjet Veliajt për mbledhjen e Asamblesë: Merru me organet e drejtësisë, jo të partisë! Larje hesapesh/ Detaje të reja nga ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, autori ikën me skuter Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, përplaset për vdekje 64-vjeçari Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë për zgjedhje... Vrasja e Ardian Nikulajt/ Nis gjyqi në Apel për portugezin Ruben Saraiva, kërkohet rrëzimi i burgimit të pë... Xhixho: Buxheti 2027 për Arsimin, prova se kjo qeveri nuk ka reflektuar ndaj protestës 'Nga Blloku luksoz te perandoria e kokainës në Britani'/ Si u pasuruan bandat shqiptare dhe si paratë e dro... Noizy në GJKKO: Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet Hetimet për “Albanian Files”, Lubonja: Janë formale, s’kam parë që të thirret Rama 80 miliardë dollarë në lojë! A rrezikon CEO i Nvidia-s divorcin më të shtrenjtë në histori pas tradhtisë nd...
SPORT

Kombëtarja do kreun, priten ndryshime në mbrojtje dhe mesfushë. Maran projekton formacionin

P
Piranjat29 September 2026, 13:52 · 4 min lexim
Kombëtarja do kreun, priten ndryshime në mbrojtje dhe mesfushë.

Kombëtarja shqiptare ka mbyllur dje përgatitjet për ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve, ndërsa sot kuqezinjtë do të zbresin në fushë përballë San Marinos. Takimi do të luhet në orën 20:45, në “San Marino Stadium”, me skuadrën e drejtuar nga Rolando Maran që synon të zhvillojë një tjetër paraqitje pozitive në këtë fazë të kompeticionit.

Pas ndeshjes së parë ndaj Bjellorusisë, Kombëtarja ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në Tiranë, duke i dhënë dorën e fundit përgatitjeve për transfertën ndaj San Marinos. Stafi teknik është përqendruar kryesisht te aspektet taktike dhe fizike, ndërsa lojtarët kanë punuar për të përgatitur detajet e fundit të sfidës.

STËRVITJA E FUNDIT- Seanca e fundit stërvitore u zhvillua dje paradite në “Shtëpinë e Futbollit”, nën drejtimin e trajnerit Rolando Maran. Grupi kuqezi ka vijuar përgatitjet në një atmosferë të mirë, ndërsa stafi teknik ka punuar me skuadrën për të përcaktuar edhe detajet e fundit të planit të lojës. Skuadra është e plotë nën urdhërat e trajnerit Maran dhe ashtu si në ndeshjen ndaj Bjellorusisë, i vetmi lojtar që nuk është në dispozicion të skuadrës është Klisman Cake.

Mbrojtësi vijon procesin e rikuperimit dhe gjendja e tij po përmirësohet, ndërsa parashikohet që të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme ndaj Finlandës. Një ndryshim tjetër në listën e lojtarëve që do të jenë në dispozicion lidhet me portierin Simon Simoni. Gardiani nuk do të udhëtojë me Kombëtaren A drejt San Marinos, pasi do t’i bashkohet Shqipërisë U-21, e cila ka nisur grumbullimin në Tiranë dhe po përgatitet për ndeshjen miqësore ndaj Ukrainës U-21. Pas përfundimit të përgatitjeve në kryeqytet, kuqezinjtë tashmë janë të fokusuar plotësisht te sfida e sotme, ku Maran pritet të bëjë disa ndryshime në formacion, duke u dhënë mundësi edhe lojtarëve që nuk e nisën nga minuta e parë në takimin e kaluar.

FORMACIONI I MUNDSHËM- Trajneri Rolando Maran pritet të bëjë rotacion përballë San Marinos, me disa ndryshime në formacion krahasuar me skuadrën që startoi ndaj Bjellorusisë. Në portë pritet të jetë Etrit Berisha, ndërsa në mbrojtje mund të ketë më shumë ndryshime. Hysaj dhe Pilo, të cilët ishin titullarë në sfidën e kaluar, mund ta nisin takimin nga stoli. Në vend të tyre, katërshja e prapavijës mund të përbëhet nga Sina, Gjimshiti, Ismajli dhe Mario Mitaj.

Edhe në mesfushë mund të ketë një ndryshim. Ramadani pritet të lihet jashtë formacionit titullar, ndërsa vendin e tij mund ta marrë Juljan Shehu, i cili do të luajë përkrah Kristjan Asllanit. Ndryshime priten edhe në repartin ofensiv. Arbër Hoxha dhe Taulant Seferi mund të mos e nisin ndeshjen nga minuta e parë, ndërsa në variantin e mundshëm të formacionit shfaqen Mehmeti, Myrto Uzuni dhe Rei Manaj. Muçi, ndërkohë, pritet të konfirmohet në formacionin titullar. Kështu, Shqipëria pritet të zbresë në fushë me një formacion të ndryshuar në disa pozicione, por me objektivin për të zhvilluar një ndeshje pozitive dhe për të marrë maksimumin nga përballja e sotme me San Marinon.

MOTI- Sfida mes San Marinos dhe Shqipërisë është planifikuar të luhet sonte në orën 20:45, teksa pritet që temperaturat të jenë ideale për të luajtur një ndeshje futbolli. Kuqezinjtë do të luajnë në temperatura që variojnë 16 deri në 17 gradë celcius dhe pritet që të jetë kohë e kthjellët, çka e bën edhe më të lehtë për tifozët gjithashtu.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.