“Digjen” 3 lojtarë, Maran i dërgon në tribunë

Shqipëria do të luajë sot në transfertë ndaj San Marinos, skuadër që renditet e fundit në renditjen botërore të FIFA-s.
Pavarësisht nivelit modest të kundërshtarit, trajneri Rolando Maran ka marrë disa masa të rëndësishme për listën e lojtarëve. Tekniku italian ka vendosur të lërë përsëri në tribunë mesfushorin Feta Fetai dhe sulmuesin Sabah Kerjota.
Kerjota, i cili ishte një nga emrat e rinj të ftuar nga Maran, nuk do të ketë mundësi të debutojë as në këtë përballje. Po ashtu, kapiteni i shpresave Feta Fetai, i grumbulluar në vend të të dëmtuarit Qazim Laçi, nuk do të jetë në stol.
Nga të mbeturit jashtë në ndeshjen e parë, vetëm Luis Hasa do të zbresë në stol për këtë sfidë.
Mbrojtësi Naser Aliji bashkë me Fetain dhe Kerjotën do ta ndjekin përballjen nga shkallët e stadiumit.
Lexo edhe
SPORT
Kombëtarja do kreun, priten ndryshime në mbrojtje dhe mesfushë. Maran projekton formacionin

Joao Felix: “Do të isha tradhtari më i madh nëse do të shkoja te Real Madridi”

90-vjetori i Berlusconit/ Milani publikon foton ikonike me trofeun dhe mesazhin emocionues

Messi shënon golin spektakolar nga goditja e dënimit, vetëm dy gola larg rekordit

Vëmendja te sfida në Sevilja, Spanja dhe Kroacia gati për të dhuruar spektakël

60 mijë vende, Roma shumë shpejt me një stadium të ri, miratohet projekti

FIFA akuzon UEFA-n për "fushatë dezinformimi" dhe përpjekje për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale

Klopp nuk po bind, humbja ndaj Greqisë nuk kapërdihet, nisin kritikat e para





