Detyrimi për paanshmëri politike/ Drejtuesit e DRAP dhe ZVA Durrës shfaqen në aktivitetet e PS-së
Nëpunësit civilë nuk mund të bëhen protagonistë të aktiviteteve politike dhe nuk mund të angazhohen në fushatë...
Nëpunësit civilë nuk mund të bëhen protagonistë të aktiviteteve politike dhe nuk mund të angazhohen në fushatë...
Dy aksidente kanë ndodhur njëkohësisht në autostradën Lushnje-Fier. Një automjet tip “Ford” që udhëtonte n&e...
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel ka uruar presidenten e re Justina Shiroka-Pula, pas zgjedhjes së saj në kët&...
Ulian Shpataraku, një ish-drejtues i lartë i Policisë, i cili u arrestua në drejtimin e mjetit ku udhëtonte, Ergys Agasi, thotë se...
Një prej grave që shfaqej në videot intime të publikuara ditët e fundit ka ngritur padi në Gjykatën e Tiranës kundë...
Dy ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Posaçëm për dosjen e grupit të Bruno Çobos, pesë prej...
Një prej ligjvënësve më të lartë të Partisë Demokratike në SHBA ka kërkuar informacion të detajuar mbi ...
Disa familje në Shijak prej vitesh pretendojnë se janë lënë pa rrugë për të shkuar në banesat e tyre. Sipas denonc...
Për shuarjen e zjarrit në terren kanë mbërritur disa mjete zjarrfikëse, tre autobote, si dhe shërbimet e Emergjencave Civile. Forc...
Kupa e Shqipërisë rikthehet sot me një ditë të ngjeshur futbolli. Në program janë plot 13 ndeshje të turit të par&...
Spanja dhe Anglia zbresin sonte në fushë për ndeshje të rëndësishme në Ligën e Kombeve. Spanja përballet me Kroacinë në transfertë, ndërsa Anglia pret Çekinë në “Uembli”. Të dyja skuadrat kërkojnë pikët për të ruajtur pozitat në krye të grupit.
Kroacia pret sonte Spanjën, në një sfidë ku vendasit kërkojnë reagimin pas humbjes historike 7-0 ndaj Anglisë. Spanja kryeson grupin me 9 pikë pas tri fitoreve, ndërsa një barazim do t’i mjaftonte për të siguruar matematikisht kualifikimin në çerekfinale.
Kroacia, ndërkohë, ka 3 pikë dhe vjen me moral të rëndë pas disfatës ndaj anglisë. Në përballjen e parë mes tyre vetëm pak ditë më parë, Spanja fitoi 4-1 në Sevilje, me dy gola të Lamine Yamal dhe një paraqitje dominuese të kampionëve të botës.
Spanja do të ketë një mungesë të rëndësishme, pasi Ferran Torres është larguar nga grumbullimi për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës. Në vendin e tij është thirrur sulmuesi i ri Carlos Espi, ndërsa trajneri Luis de la Fuente pritet të bëjë rotacion në formacion.
Në historikun e përballjeve, Spanja ka avantazh me 7 fitore ndaj 3 të Kroacisë, ndërsa dy ndeshje janë mbyllur në barazim. Sfida e sotme nis në 20:45 dhe pritet të jetë vendimtare sidomos për kroatët, që duhet të reagojnë për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim.
Në sfidën tjetër, Anglia pret sonte Çekinë në “Uembli”. “Tre Luanët” që vijnë pas fitores spektakolare 7-0 ndaj Kroacisë. Skuadra e Thomas Tuhel është e dyta në grup dhe kërkon tri pikët për të ruajtur hapin me Spanjën, ndërsa Çekia ka humbur të tri ndeshjet e saj dhe ende nuk ka marrë pikë.
Harry Kane, i cili ka shënuar në të tria ndeshjet e Anglisë në këtë edicion dhe sonte pritet të barazojë rekordin e Peter Shilton me 125 paraqitje për kombëtaren. Tuchel do të ketë disa mungesa, pasi Ezri Konsa dhe Alex Scott janë larguar nga grumbullimi për shkak dëmtimesh, ndërsa Rico Leuis është thirrur në skuadër. Në përballjen e parë, Anglia fitoi 2-0 në Pragë.
Në ndeshjet e tjera, në Ligën B, Skocia luan ndaj Sllovenisë, ndërsa Zvicra pret Maqedoninë e Veriut. Bjellorusia përballet me Finlandën, Moldavia me Sllovakinë, Estonia me Islandën dhe Luksemburgu me Bullgarinë. Të gjitha sfidat do të luhen sonte në orën 20:45
Federata Italiane e Futbollit është vendosur nën administrim të veçantë, por do të mbetet e drejtuar nga Giovanni Malag&ogr...
7 pikë në 4 ndeshje, janë shifra që ngrohin tifozët “azzurr”. Sigurisht, është ende herët për të...
Interi pret rikthimin e Hakan Calhanoglut. Mesfushori turk ka lënë pas shqetësimin në aduktorin e kofshës së djathtë dhe &e...
Risi në listë ndërkohë është Alain Taho, portieri i rezervave të Interit për të cilin është hera e par&...
Manchester City po përballet me një tjetër polemikë jashtë fushës, këtë herë për shkak të sponsorit t&eum...
Policia e Shtetit njofton plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit n...
Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zhvilluar sot stërvitjen e fundit para ndeshjes me San Marinon në stadiumin “Air Albania” me nj&e...
Janë mbyllur ndeshjet e mbrëmjes në UEFA Nations League, me Francën që ka dhuruar një spektakël të vërtetë n...
Zlatan Ibrahimovic ka zgjedhur një mënyrë spektakolare për të festuar 45-vjetorin e tij. Ish-ylli i Suedisë, Interit, Milanit dhe...
Pas disa ditësh larg futbollit dhe angazhimeve profesionale, Granit Xhaka pritet të rikthehet në qendër të vëmendjes për nj&e...