Gjekmarkaj në Zagreb, takon homologun Reiner: Mbështetja për Shqipërinë dhe Kosova në fokusin e takimit
Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj, zhvilloi një takim në Parlamentin e Kroacisë me nënkryetarin e...
Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj, zhvilloi një takim në Parlamentin e Kroacisë me nënkryetarin e...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta lidhur me marrëdhëniet mes ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyse...
Kreu i PD-së, Sali Berisha duke folur për mediat iu referua fillimisht një podcasti të Edi Ramës, ku, sipas tij, u prezantua nj&e...
Banka Botërore parashikon se rritja ekonomike e Shqipërisë këtë vit do të ngadalësohet. Nga 3.7 që ishte, institucioni...
Wikipedia ka njoftuar se ka zbuluar aktivitet të paautorizuar nga agjentë të automatizuar të inteligjencës artificiale të operuar ...
Çmimet e larta kanë rritur peshën e shpenzimeve për ushqime në buxhetet familjare gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave...
Një person ka humbur jetën në ambientet e një kompanie në Vlorë, teksa dyshohet se ishte duke punuar. Sipas raportimeve në...
Manchester City po përballet me një tjetër polemikë jashtë fushës, këtë herë për shkak të sponsorit t&eum...
Protestat studentore kanë përfshirë disa qytete të Francës, ndërsa mijëra nxënës dhe studentë kanë dal&eu...
Një aksident fatal në punë ndodhi në orët e para të pasdites së djeshme në rrugën Coletti, në zonën Rivab...
Manchester City po përballet me një tjetër polemikë jashtë fushës, këtë herë për shkak të sponsorit të tij OKX. Kompania e kriptomonedhave është gjobitur me afro 400 milionë paundë në Shtetet e Bashkuara për shkelje të rregullave kundër pastrimit të parave, ndërsa brenda industrisë së futbollit po ngrihen pikëpyetje për faktin që klubi anglez vazhdon bashkëpunimin me të.
OKX, e drejtuar nga miliarderi kinez Mingxing “Star” Xu, u gjobit vitin e kaluar me 504 milionë dollarë, rreth 381 milionë paundë, nga autoritetet amerikane. Një gjykatë në Nju Jork e akuzoi kompaninë se kishte lehtësuar transaksione të dyshimta dhe të ardhura të lidhura me aktivitete kriminale në vlerë prej më shumë se 5 miliardë dollarësh.
Problemet për kompaninë nuk janë kufizuar vetëm në SHBA. Edhe filiali i saj europian është gjobitur në Maltë për shkelje të rregullave kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Ndërkohë, autoritetet në vende si Kina, Koreja e Jugut, Tajlanda dhe Holanda kanë zhvilluar hetime të ndryshme ndaj platformës. OKX është gjobitur gjithashtu në Kanada për operim në mënyrë të paligjshme.
Manchester City e nisi partneritetin me OKX në vitin 2022, ndërsa një vit më vonë nënshkroi një marrëveshje sponsorizimi me vlerë rreth 55 milionë paundë. Logoja e kompanisë vazhdon të shfaqet në mëngën e fanellës së klubit.
Situata është bërë edhe më e ndjeshme pasi Manchester City është përfshirë në një proces të gjatë ligjor për çështjet e financave dhe sponsorizimeve. Klubi është shpallur fajtor për shkelje të shumta financiare nga Premier League, vendim që e ka apeluar dhe që City vazhdon ta mohojë.
Një burim i industrisë së futbollit e ka cilësuar “të pabesueshëm” vazhdimin e marrëdhënies me OKX, duke ngritur pikëpyetje mbi kontrollin që klubi kryen ndaj partnerëve të tij.
Manchester City, nga ana e tij, ka deklaruar se ka një bashkëpunim afatgjatë me OKX dhe se kryen gjithmonë kontrollet e nevojshme të verifikimit ndaj partnerëve të biznesit. Kompania e kriptomonedhave nuk ka pranuar të komentojë mbi çështjen.
Policia e Shtetit njofton plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit n...
Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zhvilluar sot stërvitjen e fundit para ndeshjes me San Marinon në stadiumin “Air Albania” me nj&e...
Janë mbyllur ndeshjet e mbrëmjes në UEFA Nations League, me Francën që ka dhuruar një spektakël të vërtetë n...
Zlatan Ibrahimovic ka zgjedhur një mënyrë spektakolare për të festuar 45-vjetorin e tij. Ish-ylli i Suedisë, Interit, Milanit dhe...
Pas disa ditësh larg futbollit dhe angazhimeve profesionale, Granit Xhaka pritet të rikthehet në qendër të vëmendjes për nj&e...
Kombëtarja ka zhvilluar seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Air Albania” në prag të ndeshjes së katërt ...
Thashethemet për një afrim të mundshëm të portierit të Cagliarit, Elia Caprile, me Kombëtaren shqiptare kanë tërheq...
Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zhvilluar sot stërvitjen e fundit para ndeshjes me San Marinon në stadiumin “Air Albania” me nj&e...
Një futbollist nuk është i madh vetëm sepse thjesht “vallëzon” me topin në fushën e lojës, por edhe sepse da...
Kosova ka vendosur rekord të ri në renditjen e FIFA-s. Pas ndeshjeve të fundit të Ligës së Kombeve, Dardanët janë ngji...