INVESTIGIME

Shantazh në emër të dashurisë, 32-vjeçari terrorizon gruan e martuar

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Tetor 2026, 22:39
Shantazh në emër të dashurisë, 32-vjeçari terrorizon

Një histori e një viti më parë, që fillimisht nisi nga rrjetet sociale, do të ishte makthi më i madh i një 40-vjeçareje, nënë e dy fëmijëve dhe bashkëshorte gjithashtu. Kjo zonjë 40-vjeçare kaloi një situatë të tmerrshme, për shkak të njohjes me personin e gabuar, i cili prej 1 viti i kishte kthyer jetën në ferr.

Gjithçka do të niste nga një komunikim fillestar në rrjetet sociale me emrin Soni Myftari. 40-vjeçarja thotë se i riu i ishte shprehur se:

"Unë kam 6 vite që të ndjek. Ti nuk më njeh, por unë të shikoj kur kalon rrugës. Jam shumë i fiksuar pas teje".

Por, duke e mbyllur si bisedë aty dhe pa i dhënë asnjë rëndësi.

Sipas asaj që thotë, zonja e ka refuzuar me vendosmëri që në hapat e parë, por përndjekësi ka vazhduar me të njëjtën këmbëngulje në kërkesën për të pasur një histori me të. Gjë që e çon raportin mes të dyve në një tjetër nivel. Sepse fjalë pas fjale e chat pas chati, Soni, emri i vërtetë i të cilit është Abasion Myftari, ruan të gjitha bisedat dhe nis t’i përdorë si mjet shantazhi për të realizuar qëllimin që i kishte vënë vetes.

Dhe këtu, duket se gruaja bie në grackë.

Nisur edhe nga fakti që të dy jetonin në të njëjtën zonë në Greqi, Myftari i bën presion për ta takuar, derisa e realizon qëllimin, ndërkohë që më pas i kërkon vazhdimisht foto intime, të cilat më pas do t’i përdorte për ta mbajtur thuajse peng gruan, e cila është nënë e një djali të rritur. Dhe kur vjen një moment që 40-vjeçarja mendon që ta shmangë, Myftari bën lëvizjen e radhës, për ta mbajtur peng.

Të gjitha bisedat dhe fotot e shkëmbyera Abasioni ia dërgon motrës së gruas, edhe pa pasur asnjë raport të konsoliduar mes të dyve. Duhet të theksojmë se çdo veprim i tillë me foto dhe tekste të ruajtura për t’i shpërndarë është akt i dënueshëm me ligj. Në sjelljen e Abasionit, asgjë nuk ishte normale. Madje mesazhet që i dërgonte çdo ditë 40-vjeçares kishin marrë nota thellësisht kërcënuese.

Duke i thënë se do ta djegë me acid, do të vrasë fëmijët, duke provokuar gjithashtu çdo shok virtual apo familjar që gruaja kishte në rrjetet e saj sociale.

E gjendur nën këtë presion të papërballueshëm, gruaja u detyrua t'i drejtohet Policisë Greke, por dhe asaj të Beratit, sepse atje jetonte i riu, me shpresën për ta zgjidhur pa zhurmë dhe përçarje familjare.

Por edhe pas këtij denoncimi, gjërat vetëm sa u përkeqësuan, duke përkeqësuar kështu edhe gjendjen psikologjike të gruas së re. Rrethi i personave tek të cilët 32-vjeçari kërkonte të bënte të njohur raportin me gruan sa vinte e bëhej më i madh. Ndaj, duke parë se laku po ngushtohej, ajo vendos të hapet me bashkëshortin, duke i treguar çdo gjë që kishte ndodhur në ato muaj.

Por kjo lëvizje e gruas ngjan si benzinë e hedhur mbi një zjarr që kishte marrë përmasa të frikshme.

Por, ndërsa raporti i 40-vjeçares me burrin dhe të afërmit ishte i konsoliduar, përndjekësi refuzonte çdo kërkesë të saj për ta ndalur atë çmenduri që nuk kishte më asnjë kuptim.

Gruaja thotë se: ‘‘Unë u mundova dhe me familjarët e tij kam kontaktuar me ata kur gjërat shkonin, sa vinin bëheshin dhe më keq. Për 1 vit e gjysmë i kam lutur, jam përgjëruar që të më ndihmojnë sepse nuk dua ta dëgjoj as në burg, nuk dua as ta denoncoj, nuk dua as të zihet me familjarët e mi, nuk dua asnjë gjë nga këto. Thjesht të heqë dorë dhe të më lërë se po më shkatërron familjen.’’

Por opinioni i motrës së tij ishte komplet ndryshe, duke thënë se:

“Unë po të themi të gjithë do jemi të të mbrojmë te kunati, te të gjithë se do themi s'ka bërë asgjë. Ruaj familjen për më vonë! Ruaj djalin për më vonë, se jeta është shumë e gjatë! Unë e di, nuk po të them që ke faj, nuk po e di shumë mirë që fajet i ka ky.

E di shumë mirë, po të them do vij, po të duash vij me Florin, flas me Saimirin që të mos të kesh ti probleme me burrin dhe çunin tënd, do t'i them unë çdo gjë. Flasim dhe pastaj dhe të gjitha, edhe po të them: ruaj familjen për më vonë! Mos e fut çunin në çfarë gjërash me inat, na smërira, se jeta është e gjatë.

Dëgjo Julin këtu, jeta është shumë e gjatë! Tani mendojmë, sepse ti je mërzitur, ata janë të mërzitur, po pse s'ke pse të mbyllin familjet për ca budallallëqe.

Lëre të thotë çfarë të dojë! Të thotë çfarë të dojë, është një e sëmurë psiqike, thotë, mbarojmë muhabeti. Lëre të flasim, mos e zgjat, sepse vërtet unë ta kam thënë me kohë, mos e zgjasni. Dëgjo mua! Hiqe, mos e zgjat më policinë, sepse mbas vitesh unë nuk e di çfarë mendon... Ai ia kishte thënë dhe policisë, ma tha dhe mua: "Po, që denoncimin..." Ia kishte thënë policisë sot: "Po, që denoncimin, mbajeni telefonin tim". Se të tëra në telefon i kam, nuk dua t'ia di më për atë femër, do ta lë të qetë.”

Kjo nuk mund të ishte logjika e një gruaje, teksa sheh një grua tjetër të dhunohet psikologjikisht.

I përmend familjen gati-gati me kode mafioze, me qëllimin e vetëm për të shpëtuar vëllain nga burgu.

Një vëlla që është tërësisht jashtë kontrollit dhe nuk arsyeton për asnjë gjë.

Por më skandalozja vjen tani, sepse këto fjalë nuk janë aspak një përpjekje për pajtim dhe për të qetësuar 40-vjeçaren, por një kërcënim i hapur për ta terrorizuar dhe për ta detyruar të hiqte dorë nga drejtësia. Pavarësisht këtyre presioneve, 40-vjeçarja vendosi të mos tërhiqej dhe kjo vendosmëri u shoqërua me pasoja të tjera që vinin gjithmonë nga dora e Abasion Myftarit.

Me kërcënime nga mëngjesi deri në darkë.

Kishte raste që telefoni binte rreth 400 herë në ditë se nuk i hapej, i binte pa fund, ditë-natë, ditë-natë.

Gjatë gjithë këtyre 30 muajve, kjo grua dhe familjarët e saj janë treguar tepër të matur, pavarësisht se situata ka qenë tepër e vështirë për t’u përballuar. Ata i kanë besuar drejtësisë, e cila, edhe pse është vënë në lëvizje, nuk ka bërë asgjë për të ndaluar kërcënimet që vazhdojnë pa ndërprerje. Por askush nuk e kuptonte se çfarë mund ta shtyjë një njeri të urrejë kaq shumë, sa të dëshirojë me ngulm vdekjen e një gruaje që s’i ka bërë asnjë të keqe në jetë.

E ndodhur në këto kushte, 40-vjeçarja, bashkë me gazetaren e Piranjave, u drejtuan për në Drejtorinë e Policisë Berat, ku kallëzuan për herë të katërt, edhe një herë Abasion Myftarin.

Në bashkëpunim me uniformat blu të qytetit, Abasioni u gjet pranë një kafeje në dalje të Beratit. Por ai thotë se është ndjerë i mashtruar nga gruaja dhe se historia nuk është ashtu si ajo e ka kallëzuar. Në këto kushte, Abasioni u shoqërua nga uniformat blu, që këtë çështje ta trajtonin institucionet e tjera ligjzbatuese./piranjat news 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote