Befasi para San Marinos, Feta Fetai mbetet me Kombëtaren A

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zhvilluar sot stërvitjen e fundit para ndeshjes me San Marinon në stadiumin “Air Albania” me një befasi.
Në radhët e kuqezinjve ishte edhe mesfushori Feta Fetai, i cili në teori, duhej të ishte mijëra kilometra larg si pjesë e grumbullimit të Kombëtares U21.
Një ditë më parë, FSHF njoftoi se Fetai bashkë me Sinën do iu bashkoheshin ekipit U21 për ndeshjen miqësore në Hungari përballë Ukrainës.
Por Fetai nuk ishte në sfidën e luajtur sot pasdite dhe ka mbetur pjesë e grumbullimit të kuqezinjve, ndryshe nga Sina i cili luajti në pjesën e dytë.
Duket se Maran ka ndryshuar mendje në momentin e fundit për mesfushorin, pavarësisht se i bëri “dalje” një ditë më parë dhe ka vendosur ta mbajë pjesë të grupit.
Lexo edhe
SPORT
Poker i Francës dhe leksion italian, 'Gjelat' shkatërrojnë Belgjikën, 'Azzurrët' marshojnë pa u ndalur!

Zlatan Ibrahimovic mbush 45 vjeç dhe i bën vetes dhuratën marramendëse prej 3.6 milionë euro

Koha e të vërtetës për Xhakën, do merret në pyetje nga prokuroria

UEFA Nations League/ Ndryshime në listën e Kombëtares, Shqipëria zhvillon seancën e fundit stërvitore para San Marinos

Një italian për Kombëtaren shqiptare, FSHF kërkon ta bëjë “dhëndër”, FIFA e frenon

Befasi në Kombëtare! Maran ndërron mendje për ftesën e futbollistit një ditë para ndeshjes

VIDEO/ Gjesti i jashtëzakonshëm i futbollistit që i shpëtoi jetën një tifozi

Rekord i ri për Kosovën në renditjen e FIFA-s, Dardanët vazhdojnë ngjitjen në pozita





