Votimi 3 minuta pas mesnatës/ Ambasadori i BE në Kosovë uron presidenten e re: Mbështetja jonë e palëkundur! Pres me kënaqësi të bashkëpunojmë

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel ka uruar presidenten e re Justina Shiroka-Pula, pas zgjedhjes së saj në këtë post.
Schuebel i ka shprehur urimet e tij Shiroka-Pulës, duke theksuar rëndësinë e rikthimit të stabilitetit politik dhe institucional në Kosovë.
“Me shpresën për ripërtëritjen e stabilitetit politik dhe institucional, pres me kënaqësi të punoj me Presidenten Shiroka Pula, institucionet e Kosovës dhe spektrin e gjerë politik për ta afruar vendin më pranë Bashkimit Evropian”, shkruan ai.
Gjithashtu ka theksuar se mbështetja e Bashkimit Evropian për Kosovën do të vazhdojë të jetë e palëkundur.
Kryeakademikja Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e Republikës së Kosovës me 81 vota për në seancën e nisur më 6 tetor në raundin e parë të votimit.
Votimi përfundoi tre minuta pas mesnatës, ndërsa numërimi përfundoi rreth 15 minuta pas mesnatës.
Lexo edhe
KOSOVA
Marrëveshja që shmangu krizën/ “Reuters”: Kosova zgjodhi Presidenten, shmangu zgjedhjet

Nga juridiksioni te dënimet, çfarë pëmban Ligji për Specialen?

Kosova kthen në traditë presidentet gra! Pas Vjosa Osmanit dhe Atifete Jahjagës, Justina Shiroka-Pula emri që i dha fund ngërçit politik ...

Parlamenti i Kosovës zgjedh presidenten e re të vendit. Kush është Justina Shiroka Pula

Miratohet Ligji i Speciales, deputetët e Kuvendit të Kosovës brohorasin: UÇK, UÇK




