Dy aksidente brenda pak minutash në autostradën Lushnje-Fier, një i plagosur rëndë

Dy aksidente kanë ndodhur njëkohësisht në autostradën Lushnje-Fier. Një automjet tip “Ford” që udhëtonte në drejtim të Lushnjes është përplasur me barrierën e autostradës në afërsi të fshatit Savër.
Në mjet udhëtonin dy persona. Si rezultat i përplasjes drejtuesi i mjetit ka pësuar plagë të shumta. Ai është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes.
Përplasja me barrierat pothuajse e ka copëtuar automjetin. Një prej gomave ka mbetur në pikën e përplasjes kurse e automjeti ka lëvizur edhe për 100 metra përpara se të ndalej.
Ndërkaq, aksidenti tjetër ndodhi po në këtë autostradë në një distancë prej disa qindra metrash, pak minuta më vonë, kur mjeti tip “Fiat” me të cilin udhëtonin dy turiste franceze është përplasur nga pas nga një kamionçinë.
Si rezultat i përplasjes ka vetëm dëme materjale kurse turistet kanë shpëtuar pa lëndime serioze. Policia në vendngjarje po punon për dokumentimin e aksidenteve dhe zbardhjen e shkaqeve të tyre.
Lexo edhe
AKTUALITET
Shoqata e të zgjedhurve vendorë i drejtohet KE: Ndaloni ndryshimin e njëanshëm të kufijve të bashkive

Shiste kokainë dhe kanabis pranë shkollave, arrestohet 27-vjeçari në Librazhd

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës

Alibia e Ulian Shpatarakut/ Nuk e njoh Ergys Agasin, e mora në rrugë, se më bëri…

Videot intime me artistet, tjetër kallëzim për Adi Hilën. Akuzë e re për kompozitorin, dëmtoi hard-diskun e sekuestruar si prove material...

5 mln euro nga mashtrimi me Call Center-a! Apeli i GJKKO la në fuqi dënimin me mbi 100 vite burg, 5 anëtarë të grupit të Bruno Çobos: Të...

Itali/ Vdekja e shqiptarit pas një aksidenti në punë, nisin hetimet për vrasje nga pakujdesia

“Na kanë mbyllur rrugën e shtëpisë”/ Skandali në Shijak, toka rezulton shtetërore, por familjet nuk lejohen të kalojnë





