Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Klop "tallet" me mbrojtësin serb që "vuajti" përballë talentit me origjinë shqiptare Tragjedi në Greqi! Shembet ndërtesa gjatë shuarjes së zjarrit, humbin jetën dy zjarrfikës dhe plagoset një ... “Asambleja e paranojës, terrorit dhe censurës”/ Këlliçi reagon pas fjalimit të Ramës: Balluku shëtit lirshë... EKSKLUZIVE/ Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Besmir Beja Debate në Asamblenë e PS/ Fatmir Xhafaj del kundër propozimit të Ramës: Spiropali dhe Ndreca të mos përjash... Berisha: NATO anuloi samitin në Shqipëri për shkak të lidhjeve të Ramës me krimin Berisha: Kushdo që ka grabitur pasuritë më të bukura të Shqipërisë, do të mbajë përgjegjësi “Kush ka probleme me drejtësinë, të merret vetë”/ Rama flet për Ballukun pasi refuzoi kërkesën e SPAK për t... Reshjet intensive në qarkun e Shkodrës, probleme me qarkullimin në Shalë dhe Kamicë Rama kërkon votimin për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga PS-ja, për Veliajn: “Jo, sepse i ka duart e lid... “Ringjallet” Gjermania, “çmonton” Serbinë brenda në Beograd, Klopp: Futbolli gjerman është në dorë të sigur... Hodhën vezë drejt makinës së Ramës në Manëz, shoqërohen nga policia 12 aktivistë
SPORT

Kombëtarja e vajzave për herë të parë në histori në një play-off të Botërorit! Grima shpall listën për 2 sfidat ndaj Uellsit

P
Piranjat 2 October 2026, 11:58 · 2 min lexim
Kombëtarja e vajzave për herë të parë në histori

Për herë të parë në historinë e saj, kombëtarja e vajzave do të luajë në një fazë play-off-i të Kampionatit Botëror. Kuqezezat do të përballen me përfaqësuesen e Uellsit në dy ndeshje historike, më 9 dhe 13 tetor, në një tjetër moment të rëndësishëm për futbollin e vajzave në Shqipëri.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Armir Grima do të nisë grumbullimin të dielën në Shkodër, ku do të vijojë përgatitjet për dy sfidat e këtij raundi. Për këtë përballje, trajneri Grima ka shpallur edhe listën me 24 futbolliste të grumbulluara, ku rikthehen në skuadër Sara Maliqi, Endrina Elezaj, Arvina Nadiar Islami, Klaudia Borci, Florentina Kuqi dhe Qëndresa Krasniqi. Ndërsa mungesë e rëndësishme është mbrojtësja Arbenita Curraj, e cila nuk do jetë pjesë e ekipit për shkak të një dëmtimi.

Ndeshja e parë do të luhet në “Loro Boriçi” më 9 tetor, në orën 18:00, ndërsa sfida e kthimit do të zhvillohet më 13 tetor, në orën 20:15 (CET). Hyrja në stadiumin “Loro Boriçi” do të jetë falas dhe ndeshjet do të transmetohen live dhe ekskluzivisht në FSHF Tv.

Portiere: Antigoni Hyska, Rajmonda Spahiu, Klesjana Spaho

Mbrojtëse: Rexhina Maxhalaku, Sara Maliqi, Alma Hilaj, Endrina Elezaj, Arbiona Bajraktari, Klea Hamonikaj, Xhesika Ndoj, Leonora Dedgjonaj

Mesfushore: Arvina Nadiar Islami, Ezmiralda Franja, Megi Doçi, Ilarja Zarka, Qëndresa Krasniqi, Mikaela Metalla, Mesuare Begallo, Vanesa Levenaj, Gresa Berisha

Sulmuese: Fortesa Berisha, Valentina Troka, Klaudia Borci, Florentina Kuqi

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.