Kuqezinjtë duan vendin e parë, Gjimshiti: Ndaj San Marinos vetëm me 100%

Shqipëria do të përballet të martën me San Marinon në kuadër të Nations League, ndërsa kapiteni Berat Gjimshiti kërkon që kuqezinjtë të mos e trajtojnë kundërshtarin si një ndeshje të lehtë.
Në konferencën për shtyp para sfidës, mbrojtësi theksoi se skuadra duhet të ruajë të njëjtin nivel përqendrimi ndaj çdo kundërshtari.
“Përqendrimi duhet të jetë në çdo ndeshje 100 përqind. Nuk duhet të konsiderojmë asnjë kundërshtar të lehtë, por duhet të japim maksimumin”, deklaroi Gjimshiti.
Kapiteni u ndal edhe te periudha e fundit e Kombëtares, duke e lidhur kthesën me fitoren 2-0 ndaj Bjellorusisë.
“Kishim një periudhë jo të mirë, por besoj se kthesa për ne ishte sfida ndaj Bjellorusisë, ku arritëm të fitojmë 2-0. Ne duam vendin e parë në grup dhe për këtë synim luftojmë”, tha ai.
Gjimshiti kërkoi që Shqipëria të hyjë në fushë me mentalitetin e duhur, ndërsa nënvizoi edhe rolin e futbollistëve që mund ta nisin ndeshjen nga pankina.
“Duhet të hyjmë në fushën e blertë me mentalitetin e duhur. Besoj se do t’ia dalim të gjithë bashkë. Edhe ata që vijnë nga pankina janë shumë të rëndësishëm nesër”, tha kapiteni i Kombëtares.
Lexo edhe
SPORT
Lojtari me flokë të gjata nxjerr nga loja dy kundërshtarë me kartonë të kuq

“Jemi të fokusuar 100%”, Gjimshiti: Nuk nënvlerësojmë San Marinon, duhet të japim maksimumin

Përplasja e Dukës me Infantinon, FIFA nis auditin ndaj FSHF-së

Duket si Cristiano Ronaldo dhe ka qindra mijëra ndjekës: Kush është sozia italiane e CR7?

Milot Rashica, njeriu vendimtar i Kosovës në dy përballjet e fundit me Izraelin





