Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Vrasja e Ardian Nikulajt/ Nis gjyqi në Apel për portugezin Ruben Saraiva, kërkohet rrëzimi i burgimit të pë... Xhixho: Buxheti 2027 për Arsimin, prova se kjo qeveri nuk ka reflektuar ndaj protestës 'Nga Blloku luksoz te perandoria e kokainës në Britani'/ Si u pasuruan bandat shqiptare dhe si paratë e dro... Noizy në GJKKO: Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet Hetimet për “Albanian Files”, Lubonja: Janë formale, s’kam parë që të thirret Rama 80 miliardë dollarë në lojë! A rrezikon CEO i Nvidia-s divorcin më të shtrenjtë në histori pas tradhtisë nd... Tritoli në lokalin e Noizyt/ Babai i këngëtarit në GJKKO: Na provokuan një ditë para shpërthimit Sondazhi i Reuters: 71% e amerikanëve kërkojnë t’i jepet fund luftës në Iran, shumica kundër tarifave të Tr... SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 milionë lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh në 2027... Protestat kundër qeverisë dhe korrupsionit/ Media italiane: “Albanian Files” iu kthye Ramës në bumerang pol... Babai i Noizy-t në GJKKO, dëshmon në gjyqin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut
SPORT

Lojtari me flokë të gjata nxjerr nga loja dy kundërshtarë me kartonë të kuq

P
Piranjat28 September 2026, 20:36 · 1 min lexim
Lojtari me flokë të gjata nxjerr nga loja dy kundërshtarë me

Antigua dhe Barbuda triumfoi 5-0 ndaj Anguillës në CONCACAF Nations League, në një ndeshje që do të mbahet mend edhe për një episod tejet të rrallë. Në qendër të vëmendjes ishte mesfushori i Anguillës, Aedan Scipio, i cili u fut në lojë në minutën e 68-të. 36-vjeçari, i dallueshëm për flokët e tij shumë të gjatë që i lidh rreth belit gjatë ndeshjeve, u përfshi në dy episode të pazakonta.

Vetëm katër minuta pasi zbriti në fushë, Scipio u ndal në mënyrë të çuditshme nga Keon Green, i cili e kapi nga flokët. Gjyqtari nuk e toleroi veprimin dhe e ndëshkoi lojtarin e Antiguas me karton të kuq.

Por historia nuk përfundoi aty. Në kohën shtesë, një tjetër futbollist i Antiguas, Knight, përdori të njëjtën mënyrë për të ndalur Scipion. Edhe ai u përjashtua direkt nga loja.

Kështu, mesfushori i Anguillës u bë protagonist i një situate të rrallë, pasi dy kundërshtarë morën karton të kuq për ndërhyrje ndaj tij.

Pavarësisht se e mbylli takimin me nëntë lojtarë, Antigua dhe Barbuda arriti një fitore të thellë 5-0.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.