Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Wenger kandidat për president të FIFA-s? UEFA gati ta vendosë si rival të Infantinos VIDEO/ Pamje të pazakonta në Detroit! Udhëtarët e veçantë në autobusin e qytetit, dy kuaj futen në… Kërcënime nga Rama përmes Toni Gogut/ Veliaj kërkesë Ballës: Inicio ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlam... Tmerr në Kanada, arusha dhe tre këlyshët e saj vrasin nënën dhe vajzën. Autoritetet i ekzekutojnë Revolta e 30-të studentore/ Tubimit përpara Ministrisë së Arsimit i bashkohen edhe Studentët e Mjekësisë ... Zvicra/ Dy ndeshje pa kapitenin, Akanji nuk e fsheh rëndësinë e Granit Xhakës Kylie Jenner përballet me padi nga ish-punonjësja, pretendon se e mbajtën të mbyllur në dollap për më shumë... 2.84 miliardë lekë për Gardën e Republikës, ja si do të ndahen fondet në 2027! Opozita ngre shqetësimin për... “11.11”, Dita e Beqarëve që u kthye në festën më të madhe të blerjeve në botë, si lindi tradita dhe pse e t... Kërkojnë dorëheqjen e Ramës, studentët nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit Katër shtete të BE-së sfidojnë ultimatumin e Merz për financimin e Ukrainës: E papranueshme! Zhupa: Rama të dëgjojë BE, kërkohet zgjidhje politike dhe jo represion
SPORT

Ndeshja Irlandë-Izrael pa shtrëngim duarsh, kokat ulur dhe shirita të zinj

P
Piranjat27 September 2026, 21:57 · 2 min lexim
Ndeshja Irlandë-Izrael pa shtrëngim duarsh, kokat ulur dhe shirita

Futbolli u kthye sërish në platformën përmes së cilës lojtarët e kombëtares irlandeze shprehën qëndrimet e tyre dhe përcollën mesazhe simbolike, para dhe gjatë ndeshjes ndaj Izraelit.

Irlanda zgjodhi të luante normalisht sfidën, por lojtarët e trajnerit Heimir Hallgrímsson ndërmorën një sërë veprimesh simbolike, të dukshme që në momentet para startit.

Futbollistët irlandezë zbritën në fushë me shirita të zinj në krahë, të përdorur si shenjë përkujtimi për viktimat në Rripin e Gazës. Gjatë interpretimit të himnit kombëtar të Izraelit, lojtarët irlandezë qëndruan me kokën ulur. Më pas, ata nuk morën pjesë në procedurën e zakonshme të shtrëngimit të duarve me kundërshtarët. Një seri gjestesh që pasuan vendimin e Irlandës për ta zhvilluar ndeshjen, por njëkohësisht për të shprehur publikisht qëndrimet e tyre përmes simbolikës.

Portieri Gavin Bazunu, i cili aktivizohet te Bolton Wanderers, nuk ishte pjesë e skuadrës irlandeze për këto ndeshje. Bazunu vendosi të mos merrte pjesë në përballjet ndaj Izraelit, duke e lidhur vendimin me bindjet dhe vlerat e tij personale. Edhe pse shokët e skuadrës do të preferonin ta kishin në dispozicion, portieri irlandez zgjodhi të mos ishte pjesë e këtyre sfidave.

Simbolika vijoi edhe pak çaste para nisjes së ndeshjes. Gjatë hedhjes së monedhës mes dy kapitenëve, një moment ku zakonisht bëhet edhe shkëmbimi i flamujve përkujtimorë, ky ritual nuk u zhvillua. Kapiteni i Irlandës qëndroi me duart pas shpine dhe nuk shkëmbeu flamurin me kapitenin e Izraelit, duke e bërë edhe këtë moment pjesë të mesazheve simbolike që shoqëruan ndeshjen.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.