“Është gruaja ime!”/ Besmir Mustaj qëlloi para banesë së ish-bashkëshortes, 22-vjeçarja: Më ka kërcënuar mua dhe partnerin
Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen në Roskovec, ku Besmir Mustaj ka qëlluar me armë zjarri në portë...
Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen në Roskovec, ku Besmir Mustaj ka qëlluar me armë zjarri në portë...
Kreu i PD Sali Berisha nga selia blu ditën e sotme ka dënuar dhunën policore në protestat e studentëve, sidomos dy ditë më ...
Elisa Spiropali ka reaguar pas zgjedhjeve në Serbi, ku Lista e Studentëve fitoi përballë Alexandar Vuçiç. Deputetja sociali...
Gjykata Penale ka vendosur lirimin e tre protestuesve të ndaluar gjatë protestave studentore, të cilat vijojnë prej dy javësh në...
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi zgjedhjet në Serbi, teksa Aleksandar Vuçiç ra nga pushteti pas 14 vitesh. Berisha u ...
Ndoc Macaj, kryeplaku i fshatit Abat në Shkodër është marë i pandehur për akuzën e “Vrasjes me dashje”, pasi n&...
Një 23-vjeçar në Korçë, i cili duhej të qëndronte në arrest shtëpie, është kapur nga policia pas di...
Ish-ministrja socialiste Irena Beqiraj ka bërë një analizë të ashpër të mënyrës së qeverisjes së kryemini...
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të...
Deputeti i Partia Demokratike Arian Ndoja ka qenë i ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv. Gjatë bised...
Ky sezon mund të konsiderohet si tërësisht i dështuar për Partizanin, teksa të kuqtë mbetën zyrtarisht jashtë “Final Four” dhe njëkohësisht edhe jashtë Kupave të Europës për sezonin e ardhshëm.
Humbja ndaj Egnatias dhe diferenca prej katër pikësh me Dinamon e vendit të katërt e bëjnë praktikisht të pavlefshme përballjen e fundit direkte mes dy skuadrave, pasi tashmë gjithçka duket e vendosur në garën për katërshen e parë. Për një klub me historinë dhe pretendimet e Partizanit, ky përfundim përbën një goditje të rëndë, jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në atë ekonomik. Mungesa në Kupat e Europës pritet të ndikojë ndjeshëm edhe në financat e klubit, duke qenë se pjesëmarrja në kompeticionet europiane përbën një nga burimet kryesore të të ardhurave për klubet shqiptare.
Për më tepër, Partizani kishte ndërtuar një skuadër me objektiva të qarta për të qenë protagonist si në kampionat, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare, por në fund asnjë prej këtyre objektivave nuk u realizua. Në fakt, problemet për të kuqtë nisën që në fillim të sezonit. Pas eliminimit nga kualifikueset e “Conference League” përballë Nomme Kalju, drejtuesit vendosën të ndanin rrugët me trajnerin Skënder Gega. Në vend të tij u emërua serbi Mladen Milenkoviç, por aventura e këtij të fundit zgjati shumë pak. Rezultatet negative në javët e para të kampionatit bënë që ai të largohej pas vetëm gjashtë javësh, ndërsa më pas klubi përjetoi edhe largimin e drejtorit sportiv Arbër Abilaliaj.
Në një moment të vështirë për skuadrën, drejtimi iu besua përkohësisht Oltijon Kërnajes, i promovuar nga Partizani B. Tekniku tropojan mori në dorë një skuadër me probleme të shumta, si në aspektin psikologjik, ashtu edhe në renditje, por arriti të ndryshonte atmosferën brenda grupit. Nën drejtimin e tij, Partizani reagoi pozitivisht, riktheu rezultatet dhe u fut sërish në garë për vendin e katërt. Kërnaja arriti të nxirrte maksimumin edhe pse skuadra u përball me mungesa të rëndësishme për shkak dëmtimesh. Përveç rezultateve, ai promovoi edhe disa lojtarë të rinj, duke i dhënë më shumë hapësira futbollistëve që më parë kishin pasur pak minuta në dispozicion.
Në këtë periudhë pati ndikim edhe merkatoja e janarit, ku drejtori Agim Ibraimi afroi futbollistë si Sidibe, Qaka dhe Murataj, lojtarë që sollën alternativa më shumë në organikë. Në një moment u duk se Partizani mund të synonte edhe më tepër sesa “Final Four”, pasi skuadra zhvilloi një fazë të tretë shumë pozitive dhe fitoi terren ndaj rivalëve direktë. Megjithatë, gjithçka ndryshoi në fazën e katërt të kampionatit. Pikërisht në momentin më të rëndësishëm të sezonit, të kuqtë humbën vazhdimësinë dhe nisën një seri rezultatesh negative që i largoi nga objektivat. Barazimet dhe humbjet e njëpasnjëshme bënë që skuadra të humbiste terren në renditje, ndërsa disfata në derbin ndaj Tiranës rezultoi fatale për trajnerin Oltijon Kërnaja. Drejtuesit vendosën të ndërprisnin bashkëpunimin me teknikun, ndërsa drejtimi i ekipit iu besua përkohësisht ndihmësit të tij, Realf Zhivanaj.
Megjithatë, as ky ndryshim nuk solli reagimin e pritur. Partizani vazhdoi të zhgënjente edhe në javët e fundit, duke humbur ndaj Flamurtarit dhe Egnatias, rezultate që vulosën dështimin e sezonit. Në këtë mënyrë, të kuqtë i thanë lamtumirë jo vetëm “Final Four”, por edhe pjesëmarrjes në Kupat e Europës për sezonin e ardhshëm. Tashmë, Partizani duhet ta nisë gjithçka nga e para për sezonin e ri. Drejtuesit pritet të marrin vendime të rëndësishme për të ardhmen, duke nisur nga zgjedhja e trajnerit të ri dhe ndërtimi i një projekti më të qëndrueshëm. Klubi ka nevojë për stabilitet dhe vazhdimësi, në mënyrë që të rikthehet sërish në nivelet më të larta të futbollit shqiptar dhe të luftojë për objektivat që i takojnë historisë së tij.
E ardhmja e merkatos së verës te Juventus do të varet pothuajse tërësisht nga kualifikimi ose jo në Champions League sezonin e a...
Për Real Madridin e djeshmja ishte një ditë vërtet skandaloze. Seanca stërvitore e së enjtes përfundoi me sherrin mes ...
E ardhmja e Ernest Muçit merr një kthesë 360 gradë! Presidenti i Trabzonspor, Ertugrul Dogan, ka dhënë lajmin e madh duke konf...
E ardhmja e merkatos verore të Juventusit do të varet pothuajse tërësisht nga kualifikimi ose jo në edicionin e ardhshëm të...
Janë mësuar skuadrat që do të luftojnë për trofetë e edicionit 2025/26 në Europa League dhe Europa Conference League, ...
Real Madrid po mendon që të pezullojë Federiko Valverden dhe Aurelien Tçuamenin, pasi përplasjes fizike në stërvitje. Z&e...
Përzgjedhja e skuadrës përfundimtare për Kupën e Botës është gjithmonë një sfidë e madhe. Stafet teknik...
Pas raportimeve të shumta në media dhe rrjete sociale për një incident të ndodhur gjatë një seance stërvitore te Real ...
8 ditë pas ndeshjes së parë në “Parc des Princes”, Michael Olise konsiderohej një nga lojtarët më të r&eum...
Përzgjedhja e skuadrës përfundimtare për Kupën e Botës është gjithmonë një sfidë e madhe. Stafet teknik...