Ky sezon mund të konsiderohet si tërësisht i dështuar për Partizanin, teksa të kuqtë mbetën zyrtarisht jashtë “Final Four” dhe njëkohësisht edhe jashtë Kupave të Europës për sezonin e ardhshëm.
Humbja ndaj Egnatias dhe diferenca prej katër pikësh me Dinamon e vendit të katërt e bëjnë praktikisht të pavlefshme përballjen e fundit direkte mes dy skuadrave, pasi tashmë gjithçka duket e vendosur në garën për katërshen e parë. Për një klub me historinë dhe pretendimet e Partizanit, ky përfundim përbën një goditje të rëndë, jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në atë ekonomik. Mungesa në Kupat e Europës pritet të ndikojë ndjeshëm edhe në financat e klubit, duke qenë se pjesëmarrja në kompeticionet europiane përbën një nga burimet kryesore të të ardhurave për klubet shqiptare.
Për më tepër, Partizani kishte ndërtuar një skuadër me objektiva të qarta për të qenë protagonist si në kampionat, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare, por në fund asnjë prej këtyre objektivave nuk u realizua. Në fakt, problemet për të kuqtë nisën që në fillim të sezonit. Pas eliminimit nga kualifikueset e “Conference League” përballë Nomme Kalju, drejtuesit vendosën të ndanin rrugët me trajnerin Skënder Gega. Në vend të tij u emërua serbi Mladen Milenkoviç, por aventura e këtij të fundit zgjati shumë pak. Rezultatet negative në javët e para të kampionatit bënë që ai të largohej pas vetëm gjashtë javësh, ndërsa më pas klubi përjetoi edhe largimin e drejtorit sportiv Arbër Abilaliaj.
Në një moment të vështirë për skuadrën, drejtimi iu besua përkohësisht Oltijon Kërnajes, i promovuar nga Partizani B. Tekniku tropojan mori në dorë një skuadër me probleme të shumta, si në aspektin psikologjik, ashtu edhe në renditje, por arriti të ndryshonte atmosferën brenda grupit. Nën drejtimin e tij, Partizani reagoi pozitivisht, riktheu rezultatet dhe u fut sërish në garë për vendin e katërt.
Kërnaja arriti të nxirrte maksimumin edhe pse skuadra u përball me mungesa të rëndësishme për shkak dëmtimesh. Përveç rezultateve, ai promovoi edhe disa lojtarë të rinj, duke i dhënë më shumë hapësira futbollistëve që më parë kishin pasur pak minuta në dispozicion.
Në këtë periudhë pati ndikim edhe merkatoja e janarit, ku drejtori Agim Ibraimi afroi futbollistë si Sidibe, Qaka dhe Murataj, lojtarë që sollën alternativa më shumë në organikë. Në një moment u duk se Partizani mund të synonte edhe më tepër sesa “Final Four”, pasi skuadra zhvilloi një fazë të tretë shumë pozitive dhe fitoi terren ndaj rivalëve direktë. Megjithatë, gjithçka ndryshoi në fazën e katërt të kampionatit.
Pikërisht në momentin më të rëndësishëm të sezonit, të kuqtë humbën vazhdimësinë dhe nisën një seri rezultatesh negative që i largoi nga objektivat. Barazimet dhe humbjet e njëpasnjëshme bënë që skuadra të humbiste terren në renditje, ndërsa disfata në derbin ndaj Tiranës rezultoi fatale për trajnerin Oltijon Kërnaja. Drejtuesit vendosën të ndërprisnin bashkëpunimin me teknikun, ndërsa drejtimi i ekipit iu besua përkohësisht ndihmësit të tij, Realf Zhivanaj.
Megjithatë, as ky ndryshim nuk solli reagimin e pritur. Partizani vazhdoi të zhgënjente edhe në javët e fundit, duke humbur ndaj Flamurtarit dhe Egnatias, rezultate që vulosën dështimin e sezonit. Në këtë mënyrë, të kuqtë i thanë lamtumirë jo vetëm “Final Four”, por edhe pjesëmarrjes në Kupat e Europës për sezonin e ardhshëm. Tashmë, Partizani duhet ta nisë gjithçka nga e para për sezonin e ri. Drejtuesit pritet të marrin vendime të rëndësishme për të ardhmen, duke nisur nga zgjedhja e trajnerit të ri dhe ndërtimi i një projekti më të qëndrueshëm. Klubi ka nevojë për stabilitet dhe vazhdimësi, në mënyrë që të rikthehet sërish në nivelet më të larta të futbollit shqiptar dhe të luftojë për objektivat që i takojnë historisë së tij.
Artikuj te sugjeruar
SPORT
8 Maj15:52
I vetmi skenar ku barazimi bën punë, si Elbasani dhe Tirana do ishin të lumtur bashkë
Elbasani mund të festojë të dielën, pasi ekziston mundësia që ta mbyllë kampionatin e rregullt si vend i parë në ...
SPORT
8 Maj15:49
Bylisi 90 minuta nga mbijetesa, finale vendimtare ndaj Vorës
Bylisi duhet të presë edhe 90 minuta për të mësuar fatin e mbijetesës. Në javën e fundit, ballshiotët luajnë...
SPORT
8 Maj15:09
Mançester City i indinjuar me thirrjet ndaj dy lojtarëve, Bernardo Silva: Do të luftojmë deri në fund për titullin
Mançester Siti nuk ka më asgjë në dorën e vet sa i takon titullit kampion në Premier Ligë. Por mesa duket vazhdon të...
SPORT
8 Maj14:53
Me Aston Villan, Unai Emery do të luajë në finalen e tij të gjashtë të Europa League...
Pasi e ka fituar tashmë katër herë Europa League me Sevilla FC (2014, 2015, 2016) dhe më pas Villarreal (2021), Unai Emery do të ket&...
SPORT
8 Maj14:29
Kaosi te 'Los Blancos' - Pezullim, gjobë dhe madje largim nga Real Madridi, Tchouaméni dhe Valverde rrezikojnë masë ekstreme
Real Madrid ka hapur një proces disiplinor të thelluar ndaj dy prej lojtarëve të ekipit të parë, Aurélien Tchouaméni...
SPORT
8 Maj14:25
Kontaktoi me presidentin e PSG para gjysmëfinales së Champions, nis hetimi për arbitrin portugez
Polemikat pas gjysmëfinales së kthimit të Champions League mes Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain kanë marrë përmasa të ...
SPORT
8 Maj14:23
Partizani mbetet pa Europë, klubi i kuq humbet të ardhurat
Ky sezon mund të konsiderohet si tërësisht i dështuar për Partizanin, teksa të kuqtë mbetën zyrtarisht jashtë ...
SPORT
8 Maj13:48
Liverpooli bën gati ofertën për yllin portugez të Juventusit
E ardhmja e merkatos së verës te Juventus do të varet pothuajse tërësisht nga kualifikimi ose jo në Champions League sezonin e a...
SPORT
8 Maj13:33
Reali “zien” pas sherrit të lojtarëve, Mbape nuk e çan “kokën” dhe kapet “mat” duke qeshur në makinën e tij
Për Real Madridin e djeshmja ishte një ditë vërtet skandaloze. Seanca stërvitore e së enjtes përfundoi me sherrin mes ...
SPORT
8 Maj13:23
Qëndron Muçi, presidenti i Trabzonspor konfirmon dëshirën e teknikut Tekke për të mbajtur në skuadër fantazistin kuqezi
E ardhmja e Ernest Muçit merr një kthesë 360 gradë! Presidenti i Trabzonspor, Ertugrul Dogan, ka dhënë lajmin e madh duke konf...