Ronaldo mungon në stërvitjen e Portugalisë, pas ndeshjes së parë pa minuta që nga 2008

Portugalia i është rikthyer stërvitjeve pas fitores ndaj Norvegjisë, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen ndaj Danimarkës në Ligën e Kombeve.
Cristiano Ronaldo nuk u shfaq në fushë gjatë 15 minutave të para të seancës, të hapura për mediat. Sipas “MARCA”, duke iu referuar “A Bola”, në të njëjtën situatë ishte edhe Joao Felix, ndërsa Francisco Conceicao mungoi pas ekzaminimeve mjekësore.
Mungesa e Ronaldos vjen pasi ai nuk u aktivizua asnjë minutë në ndeshjen ndaj Norvegjisë. Sipas “MARCA”, kjo ishte hera e parë që nga viti 2008 që portugezi përfundoi një ndeshje të kombëtares pa luajtur, duke i dhënë fund një serie prej 6.678 ditësh.
Trajneri Jorge Jesus kishte shpjeguar se planifikonte ta aktivizonte Ronaldon në pjesën e dytë, por performanca e Gonçalo Ramos e bëri të ndryshonte vendimin.
Ndërkohë, “A Bola” raporton se Ronaldo kishte dalë në fushë rreth 30 minuta para fillimit të stërvitjes. Megjithatë, nuk dihet nëse ai iu bashkua pjesës tjetër të skuadrës pasi mediat u larguan nga zona e lejuar.
Lexo edhe
SPORT
Rey Manaj parakalon Kushtën dhe Salihin, barazon Sadikun dhe vihet në ndjekje të rekordit të Bogdanit

AS Roma ndalon Dybala dhe Molina të marrin pjesë në lamtumirën e Messit me Argjentinën

Barcelona vendos çmime rekord për El Clasicon

Shqipëria mund bindshëm San Marinon, merr kreun e grupit

Disa milionë euro, media italiane zbulon pagën e Edon Zhegrovës te Juventusi

Kuqezinjtë ndëshkojnë sërish San Marinon, Uzuni shënon golin e dytë

Shqipëria përballet me San Marinon, publikohen formacionet zyrtare

“Ka dorë CIA dhe reptilianët”, teoria konspirative merr vëmendje në Spanjë: Vinicius Jr është vrarë dhe është zëvendësuar me sozi...





