Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Trump, Xi dhe Putin në një tryezë, takimi historik do të mbahet në Kinë Parashikimi i motit për sot, 14 nëntor 2026 Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 14 Nëntor 2026 Një histori mbijetese që preku gjithë shqiptarët/ Rrëfimi ekskluziv i Alvin Berishës Një jetë mes torturave, burgut dhe dinjitetit/ “Piranjat” risjellin intervistën e rrallë me Gjergj Hanin, t... A do të ma hapni derën? Dramë familjare në Vlorë/ Dy motra të mitura jashtë çdo kontrolli, babai kërkon ndihmën e Piranjave Djali poshtë maskës 1700 euro për një pasaportë false/ Si u asgjësua rrjeti që premtonte Europën online? Nga shënimet te denoncimi për të birin në vitin 2024/ Si arriti policia greke te Odise Dhima Kërkesat e "pamundura" të Rusisë për paqe: Të dalë Finlanda nga NATO dhe të mbajë gjithë territoret e pusht... Brukseli ngre alarmin për korrupsionin dhe polarizimin politik në Shqipëri
SPORT

Kuqezinjtë ndëshkojnë sërish San Marinon, Uzuni shënon golin e dytë

P
Piranjat29 September 2026, 21:34 · 1 min lexim
Kuqezinjtë ndëshkojnë sërish San Marinon, Uzuni shënon

Shqipëria po zhvillon ndeshjen e dytë në grupin e saj në Ligën e Kombeve, teksa përballet me San Marinon në stadiumin “Olimpico” të Serravalles.

Kuqezinjtë, të cilët e nisën këtë edicion me fitoren ndaj Bjellorusisë, kanë arritur të gjejnë dy herë rrugën e rrjetës në pjesën e parë, duke marrë një avantazh të rëndësishëm.

Pas golit të Mehemtit në minutën e 21-të, Shqipëria ka dyfishuar shifrat në minutën e 27-të.

Goli erdhi pas një goditjeje dënimi të Manajt. Portieri i San Marinos grushtoi topin, por sfera mbeti në zonë dhe Myrto Uzuni përfitoi, duke goditur dhe dërguar topin në rrjetë.

Goli u kontrollua për rreth dy minuta nga VAR-i, përpara se të konfirmohej zyrtarisht.

Kështu, Uzuni shënon golin e dytë të Shqipërisë në këtë sfidë, ndërsa kuqezinjtë kryesojnë 2-0 ndaj San Marinos.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.