Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rama kërkon votimin për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga PS-ja, për Veliajn: “Jo, sepse i ka duart e lid... “Ringjallet” Gjermania, “çmonton” Serbinë brenda në Beograd, Klopp: Futbolli gjerman është në dorë të sigur... Hodhën vezë drejt makinës së Ramës në Manëz, shoqërohen nga policia 12 aktivistë Dhjetra kantiere, dy kompani, zero konkurrencë/ Si i masakroi Emiriana Sako fondet e rindërtimit në Durrës Asambleja e socialistëve, Ervin Demo dhe Albana Koçiu caktohen bashkëdrejtues politikë të PS në Tiranë Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, disa të plagosur Alarm për bombë në Dublin, gjendet një pajisje shpërthyese pranë vendit ku u mblodh Komuniteti Politik Euro... Tabaku: Paraja e pisët po u mbyll rrugën bizneseve dhe familjeve shqiptare Protestuesit presin Ramën me vezë në Manëz, gjuajnë drejt makinës së kryeministrit gjatë rrugës drejt Asamb... Çfarë i ndodhi Mitajt? Mbrojtësi kuqezi shfaqet me syrin e nxirë pas triumfit ndaj Finlandës Media amerikane: Defekti që bllokoi fluturimet në SHBA dyshohet se nisi në Çikago SPAK e akuzon për korrupsion dhe abuzime mln euro me fondet publike, Balluku shfaqet në rreshtin e parë në ...
SPORT

Disa milionë euro, media italiane zbulon pagën e Edon Zhegrovës te Juventusi

P
Piranjat29 September 2026, 21:52 · 2 min lexim
Disa milionë euro, media italiane zbulon pagën e Edon Zhegrovës

Mediumi italian Tuttosport ka publikuar pagat e futbollistëve të Juventusit, ku në listë është edhe reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova.

Sipas mediumit italian, Zhegrova përfiton 3 milionë e 125 mijë euro në vit, shumë kjo që përfshin edhe bonuset e parashikuara në kontratën e tij me klubin torinez.

Ndërkohë, sipas shifrave të kontratës së tij katërvjeçare, Zhegrova do të përfitojë gjithsej rreth 23.26 milionë euro bruto gjatë katër viteve. Kjo i bie një mesatareje prej rreth 5.815 milionë euro bruto në vit.

Pas taksave dhe kontributeve, Zhegrovës i mbeten rreth 3.1 milionë euro neto në vit, që i bie afërsisht 258 mijë euro neto në muaj. Në total, gjatë katër viteve të kontratës, normalisht nëse ajo përmbushet, paga neto e tij arrin në rreth 12.4 milionë euro.

Tuttosport, medium i afërt me Juventusin, ka shkruar edhe për situatën sportive të Zhegrovës, duke rikujtuar se gjatë afatit kalimtar kishte zëra për një largim të mundshëm të tij nga Torino.

Megjithatë, reprezentuesi i Kosovës ka dhënë përgjigje në fushë në ndeshjet e fundit. Ai shënoi golat e parë me fanellën e Juventusit në fitoren ndaj Sassuolos, ndërsa më pas kontribuoi edhe me një asistim për Bremerin në ndeshjen ndaj Atalantës.

“Kishte zëra për një largim të mundshëm gjatë afatit kalimtar. Ai shënoi golat e parë për Juven në ndeshjen kundër Sassuolos dhe dha një asistim për Bremerin në ndeshjen kundër Atalantës. Këto shifra pozitive janë diçka që ai shpreson t'i vazhdojë, edhe pse Luciano Spalletti e sheh atë kryesisht si zëvendësues gjatë ndeshjes”, shkruan Tuttosport.

Zhegrova, i cili është 27-vjeçar, iu bashkua Juventusit në shtator të vitit të kaluar nga Lille, duke u bërë një prej futbollistëve të rëndësishëm të Kosovës në një prej klubeve më të mëdha të futbollit italian. 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.