Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
U arrestua nga policia greke, gjykata merr vendimin për Odise Dhimën! I ndalohet edhe peshëngritja  Aksident në Elbasan! Makina përplas të moshuarin, këmbësori pëson plagë të rënda Kombëtarja U-21/ Trajneri Bushi: Spanja kundërshtar i nivelit të lartë, do të luf*ojmë me shpirt e zemër... Sonte përballja e titanëve europianë Gjermani-Holandë ‘Japin pak dhe marrin shumë’/ Zhupa: Buxheti i Ramës, mekanizëm për vjedhje dhe blerje votash Pastrim parash në bashkëpunim dhe më shumë se një herë/ Igli Tare mes emrave në dosjen e dorëzuar për gjyki... Dosja Balluku në gjykatë/ Kush janë 25 personat dhe dy kompanitë e tjera të pandehura nga SPAK? 10 tenderat... REL: Kënga nacionaliste serbe në koncertin e BE-së, gabim njerëzor apo provokim ndaj Kosovës? UEFA po shqyrton kandidaturën e Luis Figos kundër Infantinos për president të FIFA-s Ndryshoi pamjen dhe mori identitetin e motrës, si u zbulua grabitësi në Turqi SPAK dërgon për gjykim dosjen penale ndaj Belinda Ballukut Asambleja e PS/ Rama kërkoi përjashtimin e Spiopalit dhe Ndrecës, Petro Koçi shënjestron Ballukun: Vendimi ...
SPORT

Skandal i madh në futbollin turk/ Arrestohet kreu i arbitrave dhe pezullohen qindra drejtues, i përfshirë edhe presidenti i Muçit

P
Piranjat 2 October 2026, 21:09 · 2 min lexim
Skandal i madh në futbollin turk/ Arrestohet kreu i arbitrave dhe

Futbolli turk po përballet me një hetim të gjerë për bastet e paligjshme, i cili ka prekur drejtues të federatës, arbitra dhe qindra persona të përfshirë në aktivitetin sportiv.

Hetimi po zhvillohet nga njësia e Prokurorisë së Stambollit që merret me bastet e paligjshme, ndërsa autoritetet kanë ndërmarrë një seri operacionesh dhe kontrollesh.

Në orët e fundit është arrestuar presidenti i Komitetit Qendror të Arbitrave (MHK), Ferhat Gündoğdu, së bashku me zëvendësin e tij dhe persona të tjerë të dyshuar.

Sipas akuzave të ngritura nga autoritetet, bëhet fjalë për falsifikim dokumentesh zyrtare, shpërdorim besimi dhe përvetësim të paligjshëm të të dhënave personale. Hetimi përfshin gjithashtu dyshime për ndërhyrje në renditjen, emërimet dhe vlerësimin e arbitrave.

Federata Turke e Futbollit ka pezulluar përkohësisht 448 drejtues dhe ish-drejtues klubesh, të dyshuar se kanë vendosur baste gjatë pesë viteve të fundit.

Mes tyre janë presidenti i Trabzonsporit, Ertuğrul Doğan, dhe zv.presidenti i Beşiktaşit, Hakan Daltaban. Ndërkohë, një hetim i mëparshëm kishte zbuluar se 371 nga 571 arbitra profesionistë kishin llogari bastesh, ndërsa 152 prej tyre kishin vendosur aktivisht baste.

Hetimi ka prekur edhe futbollistë, me më shumë se 1 mijë lojtarë të pezulluar në nivele të ndryshme.

Autoritetet turke kanë deklaruar se synojnë të pastrojnë futbollin nga aktivitetet e paligjshme, ndërsa hetimet pritet të kenë ndikim edhe në strukturat drejtuese të futbollit turk. Në sfond është edhe Kampionati Evropian 2032, që Turqia do ta organizojë së bashku me Italinë.

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.