Shqipëria mbyll përgatitjet për Finlandën, Maran ka gati skuadrën; FSHF-ja jep lajmin e madh për mesfushorin

Shqipëria ka mbyllur përgatitjet për sfidën e nesërme ndaj Finlandës, ndeshja e tretë e kuqezinjve në Ligën e Kombeve.
Trajneri Rolando Maran dhe stafi teknik kanë pasur në dispozicion të gjithë grupin e lojtarëve. Sipas informacionit të bërë publik para ndeshjes, futbollistët janë në gjendje optimale dhe nuk ka probleme që ndryshojnë planet e stafit për përballjen në Helsinki.
Në seancën e fundit stërvitore, kuqezinjtë zhvilluan fillimisht ushtrime fizike, ndërsa më pas Maran u përqendrua te skemat taktike dhe goditjet standarde. Kjo ishte edhe prova e fundit e Shqipërisë përpara sfidës me Finlandën.
Ndërkohë, FSHF ka dhënë lajme pozitive edhe për Luis Hasën. Mesfushori ndodhet aktualisht në Tiranë dhe është rikuperuar pas temperaturës së lartë që e mbajti jashtë grupit.
Hasa ka nisur një program të personalizuar stërvitor pranë Klinikës së Kombëtares. Objektivi i stafit është që mesfushori të rikthehet në dispozicion për ndeshjen e fundit ndaj San Marinos, që do të luhet më 6 tetor në stadiumin “Air Albania”.
Shqipëria përballet me Finlandën nesër, në orën 15:00, në stadiumin “Helsinki Olympic”. Për kuqezinjtë kjo do të jetë ndeshja e tretë në Ligën e Kombeve.
Lexo edhe
SPORT
I mori numrin Ronaldo-s, reagon Leao: Është idhulli im, u përpoqa ta nderoja

Liga e Kombeve/ Nesër përballja e rëndësishme me Finlandën, zbulohet formacioni i mundshëm i kuqezinjve

Maran para Finlandë-Shqipëri: Janë dy skuadra të organizuara, duhet të japim më shumë se 100%

Nga Besa te Kombëtarja, Manfredas Ruzgis shënon golin e parë me Lituaninë

Olise kërkon klauzolë lirimi te Bayern, Real Madridi mban shpresat për transferimin e francezit

Zhegrova: Juventusi është gjithmonë më mirë, sulmuesi zbulon synimin me bardhezinjtë

“Rasti i Manchester Cityt”, deklarata e FA-së: "Integriteti i futbollit është në rrezik"

“Kemi ekip të fortë, Maran ka sjellë një frymë të re, sulmuese”, Hysaj “driblon” Vllazninë, flet për të ardhmen e tij




