Surpriza e Maranit para Bjellorusisë, 4 lojtarë kuqezi mbeten jashtë

Rolando Maran ka përcaktuar 23 lojtarët që do të ketë në dispozicion për ndeshjen e parë zyrtare të Shqipërisë në Ligën e Kombeve ndaj Bjellorusisë.
Trajneri italian e nisi këtë grumbullim me 29 futbollistë, por rregullorja lejon që për çdo ndeshje të përfshihen në listë vetëm 23 lojtarë. Disa prej futbollistëve të grumbulluar fillimisht janë larguar për shkak të dëmtimeve dhe nuk janë zëvendësuar, ndërsa për sfidën e sotme Maran ka bërë zgjedhjen e tij përfundimtare. Kështu, Luis Hasa, Kerjota, Simoni dhe Feta Fetai janë katër lojtarët që do ta ndjekin ndeshjen nga tribuna.
Vendimi për Fetain vjen vetëm pak ditë pasi mesfushori u bashkua me Kombëtaren si zëvendësues i Qazim Laçit, i cili u dëmtua gjatë grumbullimit. Megjithatë, përballë Bjellorusisë, Maran ka vendosur që edhe Fetai të mos jetë pjesë e 23-shes.
E njëjta situatë vlen edhe për Luis Hasën, Kerjotën dhe Simonin, të cilët mbeten jashtë listës së ndeshjes, pavarësisht se janë pjesë e grupit të lojtarëve të grumbulluar nga tekniku italian. Maran duhet të bëjë të njëjtën zgjedhje edhe për ndeshjet e tjera të kësaj faze të Ligës së Kombeve, pasi Shqipëria ka përpara katër takime në një hark të shkurtër, dy në fund të shtatorit dhe dy të tjera në fillim të tetorit.
Pra, 29 emra në grumbullim, por vetëm 23 vende në protokoll, dhe për debutimin zyrtar të Maranit në stolin kuqezi, katër prej tyre do ta shohin Shqipërinë nga tribuna.
Lexo edhe
SPORT
“Fjeta milioner dhe u zgjova i rrënuar!”! Roberto Carlos trondit botën e futbollit: Humba 99% të pasurisë brenda një nate

Michael Olise barazon rekordin 68-vjeçar, 9 asistime me Francën në një vit

Falsifikoi certifikatën e COVID-19, tani edhe FIFA kërcënon Granit Xhakën

“Thuajse e humbëm ndeshjen për fajin tënd”/ Xavi vlerëson paraqitjen e Ter Stegen ndaj Holandës

Dani Osvaldo në terapi intensive, ish-sulmuesi i Italisë përballet me problem serioz pulmonar

Fundi i një epoke: Yjet e futbollit që i thonë lamtumirë kombëtares

Zidane nis me fitore aventurën në Nations League, Franca merr 3 pikë në Turqi! Mbappe del i dëmtuar nga fusha

Italia e “re”, histori e vjetër, Belgjika bën “djallin” në Romë, vërshëllehet Mancini: Humbje që peshon





