“Thuajse e humbëm ndeshjen për fajin tënd”/ Xavi vlerëson paraqitjen e Ter Stegen ndaj Holandës

Portieri gjerman Marc-André ter Stegen zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer në sfidën mes Holandës dhe Gjermanisë, duke bërë disa ndërhyrje vendimtare dhe duke mbajtur skuadrën e tij në lojë.
Edhe pse luante si vizitor në “Johan Cruyff Arena”, Ter Stegen ishte në njëfarë mënyre në shtëpi, pasi aktualisht mbron portën e Ajaxit. Pas tërheqjes përfundimtare të Manuel Neuer, ai u rikthye si titullar i Gjermanisë pas 473 ditësh.
Portieri 34-vjeçar bëri nëntë pritje gjatë ndeshjes, disa prej tyre vendimtare. Ai ndali një goditje të fortë të Cody Gakpos në minutën e 42-të, ndërhyri ndaj Denzel Dumfries kur ky i fundit u shfaq i vetëm përballë tij në minutën e 60-të dhe ndali një tjetër goditje të Meerdink.
Ter Stegen pati gjithashtu fat kur një goditje e Meerdink u devijua nga shtylla, ndërsa realizoi edhe një pritje spektakolare ndaj Ruben van Bommel.
Paraqitja e tij mori vlerësimin edhe të Xavi Hernandez, ish-shokut të skuadrës dhe ish-trajnerit të tij te Barcelona, i cili tashmë drejton Holandën.
“Çfarë paraqitje, Ter! Thuajse e humbëm ndeshjen për fajin tënd”, i tha Xavi me shaka portierit gjerman pas ndeshjes.
Ter Stegen iu përgjigj: “Ka kaluar shumë kohë, shef. Gëzohem që të shoh sërish në pankinë”.
Lexo edhe
SPORT
Dani Osvaldo në terapi intensive, ish-sulmuesi i Italisë përballet me problem serioz pulmonar

Fundi i një epoke: Yjet e futbollit që i thonë lamtumirë kombëtares

Zidane nis me fitore aventurën në Nations League, Franca merr 3 pikë në Turqi! Mbappe del i dëmtuar nga fusha

Italia e “re”, histori e vjetër, Belgjika bën “djallin” në Romë, vërshëllehet Mancini: Humbje që peshon

Sot Shqipëri-Bjellorusi! Policia publikon planin e masave të sigurisë, ja rrugët që do të bllokohen





