Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
EMRI/ U ekzekutua në Spanjë, kush është 39-vjeçari shqiptar i vrarë me armë zjarri  PS i përgjigjet Veliajt për mbledhjen e Asamblesë: Merru me organet e drejtësisë, jo të partisë! Larje hesapesh/ Detaje të reja nga ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, autori ikën me skuter Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, përplaset për vdekje 64-vjeçari Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë për zgjedhje... Vrasja e Ardian Nikulajt/ Nis gjyqi në Apel për portugezin Ruben Saraiva, kërkohet rrëzimi i burgimit të pë... Xhixho: Buxheti 2027 për Arsimin, prova se kjo qeveri nuk ka reflektuar ndaj protestës 'Nga Blloku luksoz te perandoria e kokainës në Britani'/ Si u pasuruan bandat shqiptare dhe si paratë e dro... Noizy në GJKKO: Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet Hetimet për “Albanian Files”, Lubonja: Janë formale, s’kam parë që të thirret Rama 80 miliardë dollarë në lojë! A rrezikon CEO i Nvidia-s divorcin më të shtrenjtë në histori pas tradhtisë nd...
SPORT

Tiranathlon, kufizohet qarkullimi në disa akse të Tiranës

P
Piranjat27 September 2026, 08:36 · 2 min lexim
Tiranathlon, kufizohet qarkullimi në disa akse të Tiranës

Sot pranë Liqenit të Farkës zhvillohet gara e notit, çiklizmit dhe vrapimit “Tiranathlon”, aktivitet që do të sjellë kufizime të përkohshme në qarkullimin e mjeteve.

Qarkullimi do të jetë i kufizuar nga ora 08:00 deri në 13:00 në disa akse të kryeqytetit, nga zona e Farkës dhe TEG-ut deri në Shkozë.

Bashkia e Tiranës ka publikuar planin e masave për zhvillimin e aktivitetit. Rrugët dhe segmentet ku do të kufizohet qarkullimi janë:

Rruga “Dajti”, nga kryqëzimi me rrugën “Xhelal Molla” deri te kryqëzimi me rrugën e “Vrapëve”, përfshirë edhe rrugën “Dëshmorët e Helikopterëve”.

Bulevardi “Zhan D’Ark” dhe Bulevardi “Bajram Curri”, në segmentin nga ura e Shkozës deri te kryqëzimi me rrugën “Selman Riza” dhe rrugën “Kastriot Feska”.
Rruga interurbane kryesore, në segmentin TEG–Ura e Shkozës.
Segmenti i Unazës së Madhe të qytetit, nga nyja e “Rrethrrotullimit të Freskut” deri në TEG. Devijimi i automjeteve do të bëhet në drejtim të “Rrethrrotullimit të Freskut”, me dalje në rrugën “Xhanfize Keko”.

Ndryshime do të ketë edhe në itineraret e disa linjave urbane.

Linja Nr. 10/A “Materniteti i Ri – Qendër – Ish-Fusha e Aviacionit” do të devijohet përkohësisht te Ura e Brrylit, ndërsa linja Nr. 10/C “Rrethrrotullimi Shkozë – Ish-Fusha e Aviacionit” do të pezullohet përkohësisht. Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vijojë normalisht në të gjitha itineraret e mësipërme.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.