PS i përgjigjet Veliajt për mbledhjen e Asamblesë: Merru me organet e drejtësisë, jo të partisë!
Erjon Veliaj duhet të kalojë në dy filtra për t’u bërë pjesë e asamblesë së Partisë Socialiste, i pari është ai i SPAK që duhet t’i japin përgjigje pozitive kërkesës së tij, i dyti është filtri i partisë që duhet të vendosë nëse do t’ia hapë derën apo jo kryebashkiakut të Tiranës që ka sulmuar hapur kryeministrin Rama ditët e fundit

Erjon Veliaj duhet të kalojë në dy filtra për t’u bërë pjesë e asamblesë së Partisë Socialiste, i pari është ai i SPAK që duhet t’i japin përgjigje pozitive kërkesës së tij, i dyti është filtri i partisë që duhet të vendosë nëse do t’ia hapë derën apo jo kryebashkiakut të Tiranës që ka sulmuar hapur kryeministrin Rama ditët e fundit.
Në një intervistë për Klan News, sekretari i përgjithshëm i PS, Blendi Klosi tha se Veliaj fillimisht duhet të marrë një përgjigje nga organet e drejtësisë nëse mund të marrë leje për të folur në asamble dhe më pas t’i drejtohet partisë.
“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne e kemi kundërshtuar që ditën e parë, për faktin e moslejimit të funksioneve të detyrave si kryetar bashkie në një qytet që e ndjen nevojën e një kryetari në detyrë. Ne e kemi kundërshtuar këtë situatë, kemi bërë përpjekje kundër paraburgimit si masë e parë, sepse jemi keq me paraburgimin, edhe krahasuar më Rusinë jemi më keq për njerëzit e paraburgosur dhe kjo është një situatë absurde. Por nuk është një raport me asamblene, por është një raport me drejtësinë, e kemi cilësuar një nga momentët qe duhe të kemi reflektim. Raporti i kërkesës që ju përmendni është një raport me organet e drejtësisë jo me të partisë” tha Klosi.
Po nëse prokurorët e SPAK i japin leje Veliajt? A do të jetë e gatshme Partia Socialiste të organizojë një lidhje me video me kryebashkiakun e paraburgosur? Përgjigja e Klosit vjen sërish hezituese. Erjon Veliaj duhet të kalojë edhe filtrin e organeve të partisë nëse SPAK e lejon të shkojë në Asamblenë e PS.
“Do ta gjykojmë pasi të jenë organet e drejtësisë që të vendosin. Ato e kanë krijuar këtë ngërç, nuk e kanë krijuar organet e partisë” u shpreh Klosi.
Kryebashkiaku i Tiranës është arrestuar që nga shkurti 2024 kur u mor nga zyra për t’u dërguar në paraburgimin e Tiranës dhe më pas në Durrës. Pasi u transferua në qelitë e paraburgimit të Fierit disa javë më parë, ai shpërtheu në akuza duke fajësuar direkt kryeministrin Rama për internimin dhe burgosjen e tij. Mbi Veliajn rëndojnë 13 akuza ndërkohë që disa vendime gjykatash e kanë konsideruar të drejtë arrestimin dhe izolimin e tij në qeli.
Lexo edhe
POLITIKE
Çollaku: Mesazhe dhe kanosje mes Ramës, Ballukut, Gogut dhe Veliajt/ Priten zhvillime hetimore nga jashtë vendit

Shteti Bektashi? Rama: Po punojmë për krijimin e tij, le të shohim ku do të mbërrijmë

164 ditë protestë para Kryeministrisë, qytetarët sfidojnë reshjet: Nuk dorëzohemi derisa Rama të largohet!

“Kudo ku ka protestë ka arsye për të reflektuar"/ Rama: Në Tiranë janë tejet komplekse, si një tenxhere ku zjen gjithçka

Rikthimi i ONM-së në GJK, Kalaja: Rama dhe njerëzit e tij nuk duan rikthimin e gjyqtarëve të shkarkuar

Tabaku në Parlamentin Europian: Kërkohet qeveri teknike në Shqipëri! Shqetësimet për zgjedhjet dhe protestuesit

2030-ta po afrohet, Rama nis të shohë pengesat te BE-ja: Askush nuk e di si do të jetë unioni pas 3 vitesh

Në Paris flet për paqen, në Shqipëri shtyp protestuesit. Rama tenton të minimizojë revoltën kundër tij





