Rrëshqitja e dherave bllokon prej tri ditësh Arrën dhe Surrojin, PD: Institucionet nuk po marrin përgjegjësi
Rrëshqitja e një masivi gurësh dhe dherash ka bllokuar prej tri ditësh rrugën Arrën–Surroj–Kukës, duke lënë të izoluar banorët e zonës

Rrëshqitja e një masivi gurësh dhe dherash ka bllokuar prej tri ditësh rrugën Arrën–Surroj–Kukës, duke lënë të izoluar banorët e zonës. Deri më tani, sipas Partisë Demokratike, nuk është ndërhyrë për pastrimin dhe rikthimin e qarkullimit në këtë aks.
Denoncimi është bërë nga kryetari i Partisë Demokratike, Dega Kukës, Rrahman Demaj, i cili ka akuzuar Bashkinë Kukës dhe institucionin e Qarkut për mungesë reagimi ndaj situatës.
Sipas Demajt, institucionet po shmangin përgjegjësinë duke pretenduar se segmenti rrugor nuk është në kompetencën e Bashkisë, por të Qarkut Kukës.
Përfaqësuesi i PD-së e cilëson këtë situatë si papërgjegjshmëri institucionale dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme për largimin e inerteve dhe hapjen e rrugës.
Ndërkohë, banorët vijojnë të përballen me izolimin, ndërsa mbetet e domosdoshme ndërhyrja e institucioneve përgjegjëse për të garantuar qarkullimin dhe lidhjen e zonës me pjesën tjetër të territorit.
Lexo edhe
POLITIKE
“Rama ka frikë nga Veliaj dhe Spiropali se mund t'i merrnin drejtimin e PS,” gazetari Hitaj ndan detajet

Protesta në ditën e 176-të, qytetarët marshojnë në Tiranë mes reshjeve të shiut

Policia largon me forcë protestuesit nga zona para Kryeministrisë, qytetarët kundërshtojnë: Nuk na lënë të protestojmë as këtu!

'Samiti i Arubës ende vijon’/ Meta: Buxheti i vitit 2027 nis me mashtrim, euro ka zbritur në 89 lekë

Nga Koçeku te Balluku, Veliaj dhe Spiropali, Nuri: PS po tronditet nga përplasjet e brendshme

Dy rrahësit e masakruesit, do t’ju kërkojnë votat viktimave në Tiranë!!

Dita e Alfabetit, Meta: Një gjuhë e shkruar me germa gjaku dhe sakrifica heroike të panumërta

Gazetari nga Tetova përplaset me Ramën: Nuk keni folur për shqiptarët e RMV





