Nga Koçeku te Balluku, Veliaj dhe Spiropali, Nuri: PS po tronditet nga përplasjet e brendshme
Sekretari për të Drejtat e Njeriut në Partinë Demokratike, Franc Nuri, ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Partisë Socialiste, duke

Sekretari për të Drejtat e Njeriut në Partinë Demokratike, Franc Nuri, ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Partisë Socialiste, duke i lidhur përplasjet mes figurave të mazhorancës me një sërë krizash politike që, sipas tij, janë akumuluar gjatë muajve të fundit.
I ftuar në emisionin e paradites në Syri TV, në një bisedë me moderatoren Armela Ferko, Nuri deklaroi se protestat e vazhdueshme të qytetarëve, studentëve dhe opozitës kanë prodhuar pasoja edhe brenda kampit socialist, pavarësisht se kryeministri Edi Rama nuk ka ndërmarrë ndryshimet qeveritare që priteshin.
Sipas tij, tronditjet në mazhorancë janë shfaqur fillimisht me largimin e deputetes Marjana Koçeku, më pas me përplasjet që lidhen me çështjen e SHISH-it, zhvillimet rreth Belinda Ballukut dhe së fundmi me situatën e Erion Veliajt.
Nuri përmendi edhe deklaratat e Veliajt gjatë takimit të socialistëve në Gjirin e Lalzit, ku, sipas tij, kryebashkiaku kishte kërkuar mocion mosbesimi ndaj Ramës, por kjo deklaratë nuk mori vëmendjen e duhur publike.
Duke folur për rastin e Elisa Spiropalit, e cila ka kritikuar publikisht Belinda Ballukun, përfaqësuesi i PD-së ngriti dyshime mbi kohën kur u bë publik lajmi për nisjen e hetimeve nga SPAK ndaj saj, bashkëshortit dhe personave të lidhur me të.
I pyetur nëse hetimi ndaj Spiropalit mund të ketë nisur pas daljes së saj televizive, Nuri u shpreh se procesi mund të ketë filluar më herët, ndërsa momenti i publikimit të lajmit, sipas tij, është zgjedhur për të përcjellë një mesazh politik.
“Unë mendoj se procesi ka nisur pak më herët ose disa javë më herët. Nuk mendoj se është aty për aty. Aty për aty është zgjedhur momenti mediatik që të jepej sinjali”, deklaroi Nuri.
Ai e lidhi këtë zhvillim me mbledhjen e socialistëve në Gjirin e Lalzit, ku, sipas tij, Rama kishte marrë vendime politike përpara se çështja e Spiropalit të bëhej publike. Nuri pretendoi gjithashtu se në Asamblenë e Tiranës kryeministri mori vetë fjalën për të përcjellë mesazhin se vendimet brenda partisë ishin marrë prej tij dhe se askush nuk duhej të dilte kundër tyre
Lexo edhe
POLITIKE
Dy rrahësit e masakruesit, do t’ju kërkojnë votat viktimave në Tiranë!!

Dita e Alfabetit, Meta: Një gjuhë e shkruar me germa gjaku dhe sakrifica heroike të panumërta

Gazetari nga Tetova përplaset me Ramën: Nuk keni folur për shqiptarët e RMV

Tabaku paralajmëron skemën KAYO në Teknologjinë e Informacionit

Protesta e 28 nëntorit, pedagogu: Pritet të vijnë edhe të huaj për t’iu bashkuar studentëve





