Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
EMRI/ I riu shqiptar “tap” sulmon 5 efektivë policie në Maltë dhe i ngrihen 9 akuza Vuçic drejt akuzës penale, Financial Times: Qeveria i premtoi Kushnerit projektin pa tender U ndoq nga 6 patrulla dhe u kap pas arratisë së ‘çmendur’ me makinë, 33-vjeçari shqiptar i lirë pas disa or... Policia largon me forcë protestuesit nga zona para Kryeministrisë, qytetarët kundërshtojnë: Nuk na lënë të ... “The Sun”: 30 shqiptarë u dënuan për trafik droge vetëm në 1 muaj EMRI-FOTO/ Kush është nëna 31-vjeçare shqiptare që vdiq në aksidentin tragjik, anëtarët e familjes në gjend... Shiriti “Çifti me jetë të lumtur” tradhton grabitësit, zbardhet skema si u vodhën 43 mijë euro në Ballsh... 'Samiti i Arubës ende vijon’/ Meta: Buxheti i vitit 2027 nis me mashtrim, euro ka zbritur në 89 lekë Arrestohet në Vorë 49-vjeçari i kërkuar nga Italia për torturë dhe skllavëri Operacioni i Veliajt kthehet në përplasje, drejtori i Burgut të Fierit: Nuk ishte problemi ndërhyrja, por z... Dita e Alfabetit, Meta: Një gjuhë e shkruar me germa gjaku dhe sakrifica heroike të panumërta Gazetari nga Tetova përplaset me Ramën: Nuk keni folur për shqiptarët e RMV
POLITIKE

“Rama ka frikë nga Veliaj dhe Spiropali se mund t'i merrnin drejtimin e PS,” gazetari Hitaj ndan detajet

Gazetari Arbër Hitaj ftuar këtë të diel në emisionin "Review" me Greta Topjanën në Euronews Albania, komentoi përplasjet e fundit dhe dinamikat e

P
Piranjat22 November 2026, 21:51 · 2 min lexim
“Rama ka frikë nga Veliaj dhe Spiropali se mund t'i merrnin

Gazetari Arbër Hitaj ftuar këtë të diel në emisionin “Review”, komentoi përplasjet e fundit dhe dinamikat e brendshme në Partinë Socialiste, duke u ndalur te qëndrimet e kryeministrit Edi Rama ndaj zërave kritikë dhe platforma e prezantuar nga Elisa Spiropali.

Sipas gazetarit, largimi apo përjashtimi i figurave që shprehin mendim ndryshe tregon pasiguri, ndërsa e cilësoi si serioze lëvizjen politike të Spiropalit të njohur si “pakti për Shqipërinë e re”. Ai shtoi se reagimet e brendshme janë ndikuar edhe nga presioni dhe protestat e Flamingove.

“Përjashtimi i mendimit ndryshe, i njeriut që mendon ndryshe nga ty, është frikë. Forcë do ishe ta mbaje dhe ta pranoje. Tani është frikë nga të papriturat, është frikë nga informacione zoti Rama mund t’i ketë. Unë nuk di ta them këtë gjë, por mua më duket shumë serioze lëvizja dhe e zonjës Spiropali sepse është një lëvizje. Prit pak se ka një kronologji si gazetar do ta them.

Ka nxjerrë një platformë para se të fillonte dhe protesta e flamingove zonja Spiropali, një platformë me pika për të ndryshuar kjo, për të ndryshuar ajo. Një pakt për Shqipërinë e re e ka quajtur apo jo.

Po e ka thënë para flamingove. Pra ka qenë sinjale që diçka po paralajmërohej. Dhe mbi të gjitha modeli që po mbështet zoti Rama dhe po ngre në Partinë Socialiste është që kush është i akuzuar për korrupsion mjafton të dojë partinë, mund të rri atje gjithë kohës. Nuk ka problem. Madje mund të konfirmohet edhe në poste të tjera drejtuese, por ama po dole kundër të parit, kundër kryetarit, atëherë ti je rrezik dhe nuk ka problem se çfarë bën.

Pra është një situatë shumë problematike, mendoj unë. E kanë sjellë për hir të së vërtetës këtë gjë, e kanë sjellë Flamingot. Nuk duhet ta mohojmë. Edhe kjo kurajoja e njerëzve brenda partisë që i dalin kundër zotit Rama patjetër që ka dhe efektin e jashtëm nga jashtë brenda. Po nuk është pak”, tha ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.