Grabitja e 60 mijë eurove në Raiffeisen Bank, Gjykata lë në burg autorin e dyshuar
Gjykata ka lënë në burg Robert Dukën, i dyshuar për grabitjen e filialit të Raiffeisen Bank në zonën e Komunës

Gjykata ka lënë në burg Robert Dukën, i dyshuar për grabitjen e filialit të Raiffeisen Bank në zonën e Komunës së Parisit, ku u vodhën rreth 60 mijë euro.
Gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë, Duka ka mohuar përfshirjen në ngjarje.
Para gjykatës, ai ka deklaruar se nuk ka qenë asnjëherë i dënuar dhe ka kundërshtuar provat e paraqitura nga Prokuroria.
I dyshuari ka pretenduar se automjeti i shfaqur në pamjet e kamerave të sigurisë, të cilin Prokuroria e ka paraqitur si provë, nuk përbën një element që e lidh atë me grabitjen.
Pavarësisht mohimit të akuzave dhe pretendimeve të tij në sallën e gjyqit, Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”.
Lexo edhe
AKTUALITET
Apeli i GJKKO prish vendimin e shkallës së parë për ish-shefin e Operacionales, ja me sa vite dënohet Oltion Bistri

Arrestimi në Greqi i Zef Preldakaj, Policia: Akuzohet për 4 vrasje, në Shqipëri është dënuar me 22 vite burg

“Të ardhurat nuk mjaftojnë”/ Edhe votuesit socialistë ankohen për ekonominë

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburantit, ja sa do shitet nafta

Ndahet nga jeta në moshë të re koreografi shqiptar, gjendet i pajetë në banesën e tij

Piranjat investigojnë skemën e paligjshme, arrestohen dy 22-vjeçarët që falsifikonin dokumente të BE-së

DETAJE/ Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?

Drejtori i ri i Portit të Durrësit, Andrea Shllaku u kap me shkelje nga KLSH, do të menaxhojë 30 mln Euro në vit!





