Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rusia “përjashton” Europën nga negociatat për Ukrainën, Medinsky: Pozicioni i saj është i paqartë, të mësoj... Studentët e “Politeknikut” braktisin auditorët, i bashkohen protestës kundër qeverisë Bisedimet për paqen në Ukrainë zgjasin më pak se dy orë, SHBA, Rusia dhe Kievi pa marrëveshje Apeli i GJKKO prish vendimin e shkallës së parë për ish-shefin e Operacionales, ja me sa vite dënohet Oltio... Arrestimi në Greqi i Zef Preldakaj, Policia: Akuzohet për 4 vrasje, në Shqipëri është dënuar me 22 vite bur... Thellohet kriza te Nvidia, fshihen 430 miliardë dollarë nga vlera në treg pas skandalit të spiunazhit Gjermania ndalon përdorimin e dronëve kinezë në bazat ushtarake për arsye sigurie “Të ardhurat nuk mjaftojnë”/ Edhe votuesit socialistë ankohen për ekonominë Rama pritet me protesta gjatë vizitës në Dublin: Ik, Shqipëria nuk është në shitje! ‘Hajdute, hyre në Kuvend me votat e krimit’, Sara Milen e presin me protestë para SPAK Zbulimi dhe gjurmimi i nëndetëseve në Detin Baltik, NATO në "aksion" Ndahet nga jeta në moshë të re koreografi shqiptar, gjendet i pajetë në banesën e tij
BOTA

Rusia “përjashton” Europën nga negociatat për Ukrainën, Medinsky: Pozicioni i saj është i paqartë, të mësojë nga amerikanët

P
Piranjat11 November 2026, 13:51 · 1 min lexim
Rusia “përjashton” Europën nga negociatat për

Kryenegociatori rus, Vladimir Medinsky, ka deklaruar se delegacioni i Moskës nuk ka pasur asnjë komunikim me përfaqësuesit europianë gjatë bisedimeve për Ukrainën në Abu Dhabi, duke e cilësuar qëndrimin e Europës si të paqartë.

Në deklaratat e tij pas përfundimit të negociatave, Medinsky akuzoi Europën se është “bashkëpunëtore në një mashtrim kolektiv” ndaj popullit ukrainas. Sipas tij, vendet europiane mund të marrin pjesë në negociata vetëm kur të ndryshojnë qëndrimin e tyre dhe, siç u shpreh ai, “t’u zgjohet ndërgjegjja”.

“Për momentin, mendoj se do të ishte e dobishme për ta të mësonin nga të dërguarit amerikanë: sensin e përbashkët, realizmin dhe dëshirën për të arritur paqen”, deklaroi kryenegociatori rus.

Deklaratat e Medinskyt vijnë në përfundim të takimeve në Abu Dhabi, ku përfaqësuesit rusë dhe amerikanë kanë qenë të përfshirë në diskutimet për çështjen e Ukrainës. Qëndrimi i Moskës tregon se përfshirja e vendeve europiane në procesin negociator mbetet një pikë mosmarrëveshjeje.

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.