Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Arrestohet 50-vjeçari i dyshuar për vjedhjen e një banke në Tiranë Tabaku: Shqipëria ka pensionet më të ulëta në rajon Rama heq dorë nga ftesat për dialog me studentët që protestojnë Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me korsi për autobusët Korrupsion dhe pastrim parash/ SPAK regjistron akuza të reja për ish-shefen e Shërbimit Informativ Shteteto... Gjobat e AMA ndaj emisioneve politike ngrenë alarm për cënim të lirisë së shprehjes Analiza: Plani amerikan për sigurinë e Evropës: Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën? PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore Trump: Marrëveshja për përfundimin e luftës në Ukrainë është pranë Bandat e drogës në Francë rekrutojnë fëmijë nga rrjetet sociale për vrasje, BBC zbulon botën e përgjakshme ... Aeroporti i Gjirokastrës me koncesion – Hapet gara për t’ia kaluar privatëve, kush oligark ia ka vënë syrin... Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
POLITIKE

Tabaku: Shqipëria ka pensionet më të ulëta në rajon

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku u shpreh sot se pensionet në Shqipëri janë më të ulëta se në vendet e rajonit, ndërsa indeksimi mujor arrin vetëm në 900 lekë në muaj

P
Piranjat 9 November 2026, 09:29 · 2 min lexim
Tabaku: Shqipëria ka pensionet më të ulëta në rajon

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku u shpreh sot se pensionet në Shqipëri janë më të ulëta se në vendet e rajonit, ndërsa indeksimi mujor arrin vetëm në 900 lekë në muaj.

Përmes një videomesazhi, Tabaku theksoi se pensioni mesatar i fshatit në Shqipëri është rreth 125 euro, ndërsa ai i qytetit 209 euro.

Sipas saj, pensioni mesatar i fshatit është më i ulët se pensioni minimal në Kosovë, që arrin në 150 euro, si dhe më i ulët se pensioni mesatar në Bosnjë, prej 185 eurosh.

“Sot pensionet janë më të ulëta se pagat, ndërkohë që indeksimi është vetëm 900 lekë në muaj, ndryshe nga retorika dhe propaganda e qeverisë. Jo rastësisht sot pensionet mesatare ato të fshatit janë pothuajse 125 euro edhe është nën pensionin minimal të Kosovës që e ka 150 euro po as edhe të Bosnjës që e ka 185 euro pensionin mesatar të qytetit”, shtoi ajo.

Tabaku u shpreh gjithashtu se pensioni mesatar i qytetit në Shqipëri është më pak se gjysma e pensionit minimal në Malin e Zi.

“Ne nuk krahasohemi dot as me rajonin dhe një nga shkaqet e kësaj situate sigurisht që është informaliteti i lartë, pasi çdo pensionist për pensionin e vet të pleqërisë ka vetëm 1.36 kontribute”, deklaroi Tabaku.

Ajo kritikoi politikat e qeverisë për pensionet, duke theksuar se mbi 800 mijë pensionistë përballen me vështirësi ekonomike.

“Një qeveri që gjen miliarda për një pakicë, ndërsa mbi 800 mijë pensionistë numërojnë lekët për të mbyllur muajin. Pas një jete pune, meritojnë dinjitet. Ky sistem u lë varfërinë”, u shpreh deputetja.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.