Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Ori Nebijaj flet për Arbana Osmanin: Është fallco, më ka zhgënjyer sepse... Taksisti pronar i dhjetëra kompanive, mashtrim mbi 40 milionë euro me importe nga... “Askush nuk do të flasë në emrin tonë!”/ Europa në tryezën e negociatave për Ukrainën, Franca konfirmon pje... Sulmet ruse lënë pa energji 600 mijë ukrainas Skandal/ Bellingham dhe Rüdiger akuzohen për sulm ndaj stafit të sigurisë në... “E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga ana vokale”/ Deklarata e Jonida Maliqit, reagon Rozana Radi: Do të... Skandali i mbetjeve toksike në Elbasan, largohet administratorja e Albchrome, drejtimin e merr turku Selim ... Gjirokastër, arrestohet 32-vjeçari që transportonte emigrantin afgan kundrejt pagesës Berisha: Dje në protestë ishte populli demokrat, bëj sërish thirrje për bashkim në mbështetje të revoltës s... Berisha: Raporti i KE damkoste Padrinon dhe Lubinë, opozita ka luajtur rolin e saj për këtë raport Protesta kundër Ramës/ Policia vijon me presionin ndaj rinisë, u vendos gjoba, katër të arrestuar Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre
POLITIKE

Berisha: Ata që menduan se do na zëvendësonin ne si opozitë, ata përfunduan në hiç, mafia e ka tmerr Sali Berishën

Lideri i opozitës duke komentuar zhvillimet e fundit pas pyetjeve te qytetarëve të ndryshëm tha se ‘ata që menduan se do na zëvendësonin ne si opozitë, ata përfunduan në hiç’

P
Piranjat 8 November 2026, 13:34 · 17 min lexim
Berisha: Ata që menduan se do na zëvendësonin ne si opozitë,

Lideri i opozitës duke komentuar zhvillimet e fundit pas pyetjeve te qytetarëve të ndryshëm tha se ‘ata që menduan se do na zëvendësonin ne si opozitë, ata përfunduan në hiç’. ‘Mafia e ka tmerr Sali Berishën’, tha kreu demokrat.

Ledion Qarri: Doktor, përshëndetje! Ju keni bërë thirrje për bashkim dhe, me sa kam dëgjuar, shumë prej forcave politike, por dhe vetë studentët, nuk janë kundër, por e kushtëzojnë këtë bashkëpunim me largimin e figurës tuaj. Sipas jush, kush është më e rëndësishmja: rrëzimi i Ramës apo qëndrimi juaj në krye të Partisë Demokratike? Sepse tërheqja juaj do i rrëzonte edhe alibinë e shprehjes së famshme, 'Iku Rama, po kush vjen?'

Sali Berisha: A, bravo. Ke shtruar një pyetje themelore i dashur Ledion. Të falënderoj për pyetjen.

Së pari Ledion, ky qëndrim u dëshmua shkatërrimtar për lëvizjen më madhështore, më të fuqishme, më të bukur popullore që ka njohur Shqipëria në historinë e saj, që ishte Flamingo.

Pse kjo? Ata që merren me politikë, ata e dinë që beteja zhvillohet gjithmonë në rrafshin psikologjik. Poseduesit e megafonit të Flamingove, të paguar rëndë, dolën që në fillim me sloganin ‘Rama në burg, Berisha në burg’ ose ‘opozitë e shitur’.  Çfarë është kjo Ledion? Për ata që kanë ABC-në e propagandës, kjo është arma strategjike më e fuqishmja e një qeverie, e cila përpiqet me çdo kusht të mbulojë krimet, vjedhjet, përgjegjësinë e saj.

Në ç'mënyrë? Ta marrim pak fare thjesht. ‘Rama në burg, Berisha në burg’. Rama, i nderuar mik, me dokumente shtetërore, me dokumente ndërkombëtare është i akuzuar se kur u bë kryeministër kishte 200 milionë euro në bankat offshore, u akuzua nga OSBE-ja, apo s'është kështu?

Rama sapo u bë kryeministër, shkarkoi kryetaren e ILDKP-së, zonjën Zana Xhuka sepse ajo filloi hetimin. Për çfarë? Filloi hetimin për pallatin e të shoqes së tij, zonjës Linda Rama, pesë kate dhe me bodrum të thellë, për të cilin zonja Rama nuk kishte asnjë faturë tatimore, doganore, ndërtimore, zero.

Dhe se vetë për sarajet e Surrelit me gjatësi themelesh 50 metra të gjata se vila e Enver Hoxhës, Edi Rama kur i ndërtoi ato kishte gjithsej të deklaruara në ILDKP 400 mijë lekë dhe 3800 euro.

Sapo filloi hetimin, ajo u shkarkua në mënyrë antikushtetuese. Edi Rama pra është akuzuar se ka shndërruar AKSHI-n në kopshtin privat. Baxhanaku i tij, Armand Frangu ka fituar qindra tendera me procedura sekrete antiligjore, me procedura unifikuese, fituesi vetëm në garë.

Thjeshtra e saj, të cilën Edi Rama njëherë e paraqet si pjesëtar të familjes, po kur vjen puna për deklarimin e pasurive nuk është vajza e familjes thotë, ndonëse ligji thotë po, ligji përcakton anëtarët e familjes, fëmijët e bashkëshortit dhe bashkëshortes. Pra, do të bëjmë një shpjegim pak të shtruar këtu.

Kur ti krahason Edi Ramën me Sali Berishën, ti çfarë bën? Ky i dyti i është nënshtruar një vetingu kombëtar dhe ndërkombëtar si asnjë politikan tjetër në Europë dhe kanë gjetur zero shkelje ligji.

Kanë gjetur pasurinë e Sali Berishës në 54 vite mjek dhe politikan bashkë me bashkëshorten e vet, 100 mijë euro dhe një apartament 40 metra më të madh se atë që kishin në diktaturë. Prit, ata që krahasojnë Ramën me Berishën, harrojnë se Sali Berisha vërtet ka që nga data 9 dhjetor 1990 në politikë, por gjatë këtyre 36 viteve ai ka qenë 13 vite në pushtet. Kurse Edi Rama ka 28 vite në pushtet.

Ata që krahasojnë Sali Berishën me Edi Ramën krahasojnë të pakrahasueshmen dhe lehtësojnë Edi Ramën nga përgjegjësitë që ka duke e krahasuar me një njeri i cili nga viti 2013 gjer në vitin '21 ishte krejtësisht jashtë çdo funksioni dhe nga viti '21 gjer sot është kryetari i Partisë Demokratike. Pra s'ka asnjë vendim.  Ata që krahasojnë, krahasojnë dy botë.

Ta them unë ty pse dy botë. Merri pak të dhënat. Qeverisi tetë vite Sali Berisha si kryeministër. Çfarë ndodhi gjatë atyre tetë viteve në rrafshin ndërkombëtar? Gjatë atyre tetë viteve Shqipëria hoqi vizat, unë jam i sigurt Ledio se janë sot me qindra, mijëra që kujtojnë se vizat i ka heqë Edi Rama, madje thoshte njëri që bëri të mundur lëvizjen e lirë.

Shqipëria u anëtarësua në NATO, unë jam i bindur që sot janë, jo të paktë, ata që nuk e dinë se është Partia Demokratike ajo që anëtarësoi Shqipërinë në NATO.

Shqipëria mori propozimin për statusin e vendit kandidat. Janë të shumtë ata që mendojnë se e mori Edi Rama, që në fakt e bllokoi në atë kohë.

Por, të marrim disa tregues të tjerë. Shqipëria gjatë viteve 2005-2013 bëri atë që e kanë quajtur, jo unë po të tjerë, quantum leap, një kapërcim epokal.

Po cili ishte kapërcimi epokal i dashur Ledio? Kalimi i Shqipërisë nga grupi i vendeve me të ardhura të ulëta në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta.

Po si u shpreh kjo? A e ndjen qytetari shqiptar këtë? Unë të them që e ndjen qytetari shqiptar, me se faktohet kjo? E ndjen qytetari shqiptar sepse u dyfishuan rrogat dhe pensionet, me se faktohet kjo?

E ndjen qytetari shqiptar se ata u bënë me shtëpi, jo me kulla droge, por me shtëpi të ndërtuara me lumenj djerse, me shtëpi, me shtëpira të dyta.

Ata u bënë me rroga dhe pensione më të larta, se sa të gjitha vendet e rajonit përfshi Bullgarinë dhe Rumaninë.

Po ka dhe një studim Ledio, që unë ua sugjeroj ta gjeni, grupi i Bostonit, një grup shumë prestigjioz, në vitin 2012 publikoi raportin vjetor të tij me një parathënie të kryeministrit Tony Blair dhe në këtë raport i nderuar zotëri, Shqipëria rezulton në vendin e katërt në botë për shndërrimin e të ardhurave dhe rritjes ekonomike në mirëqenie dhe mirësi për qytetarët.

Pra, ata që krahasojnë Edi Ramën me Sali Berishën, i cili ndërtoi narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë, i cili shndërroi krimin në pushtet, gjatë të cilit janë vjedhur të paktën 50 miliardë euro po të heqim rrogat dhe pensionet, ose 48 miliardë më falni, po të heqim rrogat dhe pensionet në organizatën e tij.

Atëherë, në fakt, në fakt nuk ka mendim më të gabuar dhe më me interes për Edi Ramën se sa ky.

Së fundi, e çliron atë nga çdo përgjegjësi duke përdorur armën strategjike të propagandës, t'i thuash se përgjegjësia nuk ka vlerë, s'ka pse të mbajë Rama përgjegjësi kur Berisha, që s'ka pasë asnjë nga ato, qenka njëlloj.

Së fundi i dashur Ledio, me një krahasim të tillë vret demokracinë. Edi Rama ka instaluar narkoshtetin, po përderisa Berisha qenka njëlloj, atëherë pse të lëvizim?

Së fundi vret shpresën. Si e shkatërruan protestën Flamingo? Po, shumë thjesht. ‘Rama në burg, Berisha në burg’, ‘opozitë e shitur.’ Atëherë, një pjesë e mirë e opozitarëve nuk e toleronin dhe nuk shkonin fare në protestë, por një pjesa dërrmuese e qytetarëve që shkon në protestë, kur dëgjon se qenkan njëlloj, po për këtë duhet të votoj unë atëherë? Qenkemi të pashpresë dhe ata largoheshin çdo ditë e më shumë nga protesta se natyrisht ata nuk mund të imagjinonin të votonin për ata tipa Xhomollarësh, të cilët, ja gjoja shoqëri civile dhe pastaj dalin si celula komuniste të majta duke pështyrë kundër opozitës, për ata tipa të cilët, të paguar detyronin njerëzit për të marrë mikrofonin merr këtë ose s'e merr dhe po të dije se është demokrat jo i thoshte s'mund të flasësh ti se je me damkë, je me Berishën.

Pra, a mund të nënshtrohet kurrë kjo opozitë e vërtetë këtyre gjërave? Në asnjë mënyrë. Në asnjë rrethanë.

Mos harro një gjë, se ky projekt, është piramida më e madhe e mashtrimit në historinë e Shqipërisë. Kishte vetëm qëllim të zëvendësojë jo partinë e krimit, edhe njëherë, nuk përmendim krime, i dëgjoje ti aty të flasin për krimet e Partisë së krimit?

I dëgjoje ti të flisnin për Edi Ramën për këto që u thashë unë ju? Në asnjë mënyrë. Jo.

Pra, këta që e përdorën këtë moto, këta janë aleatët më të ngushtë, më të çmuar të Edi Ramës dhe ajo nuk do të ndodhë. Kurse të tjerë, po, të tjerë.

Shiko, Sali Berisha në karrierën e tij ka dhënë katër herë dorëheqjen.

Ka dhënë dorëheqje kur është zgjedh president si kryetar partie.  Ka dhënë dorëheqje kur ka humbur zgjedhjet në 97-ën si president i Republikës.

Ka dhënë dorëheqjen nga kryetar partie dhe kryeministër kur ka humbur zgjedhjet në 2013-ën.

Por ama gjer në 2013-ën i dashur Ledio, janë zhvilluar katër rotacione.

Edi Rama nuk ka dhënë asnjë dorëheqje kurse mbrëmë, një artist dilte në një studio, dhe unë i shpreha atij keqardhjen se ai ka pas dy tipare, një afeksion patologjik për Edi Ramën, por që e kuptoi se ka qenë i gabuar në afeksionin e tij patologjik, dhe i thoshte gazetares dhe audiencës se Berisha s'jep kurrë dorëheqjen, s'ka dhënë kurrë dorëheqje. S'ka dhënë kurrë dorëheqje? Tani, dhe gazetarja, në vend që për hir të shikuesit, moderatorja ta zhvishte nga ky mashtrim.

Pra, janë të tmerruar, të them një gjë Ledion, mafia ka tmerr Sali Berishën.

Pse e ka tmerr? Unë nuk luftoj me armë, unë luftoj me ligj.

Ata kanë tmerr ligjin, po unë i garantoj se ligji do iu rezervohet çdo njeriu që nuk e respekton. Ligji, ligj.

Dhe nuk do të ketë njeri mbi ligjin.

Ndaj dhe ato kërkesa, ato përpjekje naive duke krahasuar të pakrahasueshmet.

Po dal edhe në një moment të vogël këtu dhe për ta mbyllur se u zgjata pak në përgjigje, por ishte me shumë interes.

I ke dëgjuar ndonjëherë ata që shkruajnë kundër sistemit 30-vjeçar.

Çfarë janë këta? Po në këto 35 vite kjo Shqipëri, që këta pështyjnë dhe përbuzin, është rritur gjer në vitin 2013 me statistika botërore, më shumë se çdo vend tjetër në botë.

Pse u rrit? Sepse unë si president i Republikës në vitin 1992, të ardhurat mujore i kisha 16 dollarë. Të ardhura vjetore 200 dollarë.

Pra, unë kisha në vitin 1992 sa kishin punëtorët, të ardhurat mujore kishin 4 deri në 6 dollarë.

Po u them këtyre zotërinjve se me nihilizëm ndërtohen dy gjëra, hiçi dhe fondamentalizmi.

Nihilizmi është dëshmi e katranit më të zi të shpirtit njerëzor. Si mund të thuash ti kjo Shqipëri 35 vite, ky sistem.

Ky sistem në 35 vite, gjer në vitin 2013 ka ndërruar katër herë qeveritë.

Si mund ta nxjerrësh ti një gjë të tillë?

Ky sistem në 35 vite gjer në vitin 2013 është anëtarësuar në NATO, është anëtarësuar në Këshillin e Europës, ka marrë statusin e kandidatit nga Komisioni Europian.

Kujt ia thua ti këto, ti bëhesh mburojë e narkoshtetit dhe e krimit që ndërtoi Edi Rama, duke folur për 35 vite.

A e din ti që se nga viti 2009 në vitin 2012, 180 mijë familje emigrantësh dhe emigrantë u kthyen në Shqipëri dhe se numri i shqiptarëve rritej nga viti në vit.

Kujt i thua ti sistem 35 vjeçar. Mos dëgjo tellallët e mafies.  Se mafia ka tmerr Sali Berishën, jo si person, po ligjin.

Se mafia e di që do përballet me ligjin dhe unë ua jap fjalën.

Kujtoni pak 2005-ën, kur unë në një zotim solemn, do t'i kap në çdo vrimë miu ku janë dhe do t'i nxjerr para ligjit, i kapa dhe i nxora para ligjit, në 18 muaj qeveria i kapi dhe i nxori para ligjit.

Këtë do bëj, ndaj dhe mafiozë të rrezikshëm nga zyrat e tyre, ju japin llokma gazetarëve që të mbrojnë të njëjtën gjë.

Berisha nuk mund të drejtojë parti, thonë, duhet të japë dorëheqje.

Po çfarë, a je ti anëtar i partisë? Ti nuk je anëtar i kësaj partie.

Çfarë tregon me këtë? Ti tregon se ke zero koncept dhe respekt për pluralizmin e vërtetë.

Po, në kohën e Enver Hoxhës kishte një pluralizëm burokratik. Ishin disa organizata, po ato ia caktonte Enver Hoxha të gjitha, dhe kryetarin, dhe ju mendoni se mund t'ia caktoni.

Ju pra, në një anë, tregoni sikur jeni bijtë e Hitlerit apo të Enverit, në fakt jo, jeni skllevër të xhepit.

E keni gjuhën të lidhur me xhepin dhe paratë e krimit që u vendosi mafia.

Por jeni të dështuar, asgjë s'ndërtohet mbi mashtrimin, ndaj demokratë e demokrate, të jeni shumë krenarë se ne mbrojmë, do mbrojmë së bashku vlerat, parimet që besojmë, të vërtetat që besojmë.

Ne nuk tërhiqemi prej këtyre të vërtetave dhe të jeni të sigurt që ata që menduan se do na zëvendësonin ne si opozitë, ata përfunduan në hiç.

Ata u treguan Makbeth të ëndrrave dhe energjisë më të fuqishme të qytetarëve shqiptarë.

I garantojmë shqiptarët se do punojmë me përkushtimin më të madh për të larguar këtë të keqe nga Shqipëria dhe për të sjellë në Shqipëri interesat, ligjet e tyre.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.