Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri
AKTUALITET

Çfarë ka ndodhur mes Veliajt dhe Ramës? Flet sërish Artan Hoxha

P
Piranjat 3 November 2026, 21:21 · 4 min lexim
Çfarë ka ndodhur mes Veliajt dhe Ramës? Flet sërish Artan

Gazetari Artan Hoxha  ka theksuar se aktualisht Erion Veliaj ndodhet në spitalin e burgut të Fierit, për shkak të një frakture që ka në këmbë.

Sa i përket përplasjeve me kryeministrin Rama, Hoxha tha se sot Veliaj i është drejtuar me letër gjykatës, e cila i ka kërkuar të ndjekë rrugën ligjore.

Pjesë nga biseda:

Reklamë

Rakipi: Çfarë mendoni për këtë që ka ndodhur mes Veliajt dhe Ramës?

Dudushi: Fjalë për fjalë, Plarenti tha se një ndër përfituesit e fshehtë të burgosjes sime është Edi Rama.

Hoxha: Të jap një informacion për vendndodhjen e Veliajt. Po trajtohet kjo historia për shkak të së kaluarës që ka Erion Veliaj dhe duket e çuditshme që e vërteta të jetë e Veliajt.

Rakipi: Sepse është një mashtrues i madh.

Hoxha: Po, por përballë ka një supermashtues. Prej 48 orësh, Veliaj ndodhet në burgun e spitalit të Fierit, për shkak të një frakture që ka në këmbë. Sot kishte ditën e gjykimit, nuk u paraqit, pasi refuzon të qëndrojë në kafaz. Do të jetë pranë avokatit të tij. Sot Veliaj paraqiti një letër në gjykatë, duke e bërë më serioze atë që tha dje. Nëse dje pati një reagim publik, sot e paraqiti në gjykatë. Gjykata e pranoi letrën dhe i thotë: Drejtohu rrugës ligjore. Ka pranuar që Drejtoria e Burgjeve nuk e ka njoftuar. Është gjykata ajo që bën llogaritë. Pra, nëse dje menduan se mos pati një lajthitje, sot e bëri më të qartë: Jam transferuar me urdhër të kryeministrit Edi Rama. E ka vënë në dijeni gjykatën. Që ne të vërtetojmë se çfarë ka ndodhur, duhet një hetim nga prokuroria. Si është e mundur që ministri ka shkuar në orën 10 e gjysmë të natës pa dijeninë e prokurorëve? Këtë nuk e ka bërë Sadleva në mendjen e vet.

Rakipi: Mos harrojmë dhe një moment tjetër, që Gogu është një i afërt i Veliajt.

Hoxha: Ka qenë, nuk është më. Akoma 20 muaj brenda, thotë Veliaj, tani erdhi të më takojë. Ne e pamë, u shkul gjithë Greqia për Fredi Belerin, bënë paradë në burgun e Fierit. Pse s’kanë shkuar te Ilir Meta? Rama ka shkuar në Hagë te Hashim Thaçi, po këtu brenda nuk duhet të vijë. Derisa plasi kjo, ne dimë që Rama thoshte drejtësi, probleme.

Rakipi: Për herë të parë bëhet një akuzë e tillë.

Hoxha: Janë një sërë veprimesh. Ti ke hyrë në burgun e Durrësit.

Rakipi: Po, si gazetar.

Hoxha: Ke vajtur, ke ngrënë dhe drekuar. Veliaj nuk i kishte kushtet e atyre aty brenda, se nuk e kanë lejuar.

Rakipi: Ishte burg me yje.

Hoxha: Po, i dhanë urdhër gardianit. E di si është burgu.

Rakipi: Unë isha aty, por nuk takuam atë Safetin.

Hoxha: Ty kush të lejoi të futesh në burg?

Rakipi: Unë jam gazetar, mo.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.