Demokratët fitojnë në SHBA? Kandidati shqiptar: Populli është lodhur nga Trump, luftrat kanë rritur kostot e jetesës

Shpëtim Qorraj, i njohur në SHBA si Tim Qorraj, është kandidat i Partisë Demokratike për Asamblenë e Shtetit të Nju-Jorkut.
Duke folur në një lidhje Live për zgjedhjet e mesmandatit, ai u shpreh se populli është lodhur nga Trump, dhe ky do të jetë viti i demokratëve.
Sipas tij luftrat kanë rritur kostot e jetesës për amerikanët duke ua vështirësuar jetën, çka i ka ndërgjegjësuar për të dalë masivisht në zgjedhje.
“Këtë vit shihet ashiqare që është viti i demokratëve. Populli është lodhur nga administrata Trump, nga politikat e administratës Trump, qoftë brenda vendit këtu, qoftë politikat internacionale.
Jemi të vetëdijshëm se si ka ndryshuar lufta internacionale, që ka rritur shumë kostot e jetës këtu në Amerikë, duke filluar nga gazi, ushqimi, shtëpita.
Është bërë një kosto shumë e vështirë për komunitetin për të jetuar dhe për t’i përballuar këto kosto. Kjo ka bërë që populli të vetëdijësohet shumë dhe që të dalë masivisht në zgjedhje, dhe që besoj ka për të qenë një ndryshim shumë pozitiv, jo vetëm për Amerikën, por edhe për vendet mike të Amerikës”.
Lexo edhe
AKTUALITET
EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata

I riu shqiptar masakroi nënën e tij, kryebashkiaku: Jemi të tronditur, ishte familje e integruar

Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transportohet drejt Traumës

"Ti na the se e munde kancerin", gazetarja prek me fjalët për humbjen e Saimir Vishajt: Po i jepte lamtumirën kujtdo që e njihte

Goditet grupi kriminal në Athinë/ 5 të arrestuar për tentativë vrasje, shqiptari Klod Cara jepte urdhra nga qelia

I akuzuar për shfrytëzim prostitucioni në Francë! Shqiptari kërkon lirimin nga burgu, gjykata merr vendimin

“S’i shoh fare vështirësitë, jam i fortë”/ 18-vjeçari me aftësi ndryshe përlot me rrëfimin e tij: Kam kryer 24 operacione

FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg!





