Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tragjedi në Ibiza/ Mbytet anija që mbante 7 mijë tonë naftë, humb jetën një marinar Paloka: Nuk e duan më në PS! Edhe Soros ia ka prerë fletën Ramës Reshjet e dëborës mbulojnë aksin Bogë-Theth, ndërhyrje për pastrimin e rrugës gjatë natës Krimi tronditës në Greqi/ Fermeri vrau me armë gjahu punëtorin 24-vjeçar bullgar dhe fshehu trupin, arresto... Celine Dion mesazh emocionues në Ditën e Falënderimeve: Zemra ime është e mbushur me mirënjohje! Parlamenti Europian miraton rregullat e reja për barnat, çfarë pritet të ndryshojë? Inteligjenca artificiale kopjon videot në rrjetet sociale, krijuesit denoncojnë vjedhjen e përmbajtjes Shpërthim me lëndë plasëse në verandën e një banese në Lezhë, çfarë thotë policia E TRISHTË, pas 10 ditësh në luftë për jetën, 14-vjeçarja jep frymën e fundit te “Trauma”, u vetëhodh nga pa... Moti i keq, pezullohen lundrimet me traget nga Vlora drejt Italisë Vrasja e “Papagallit” në Greqi, zbardhet dëshmia e bashkëpunëtorit: Kisha frikë t’i thoja jo Seancë e rëndësishme në Kuvend, buxheti 2027 dhe aktet për protestat në rend dite
POLITIKE

Tallja me rindërtimin, Teliti: Ka qytetarë që kanë ndërruar jetë duke pritur apartamentin...

I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv ka qenë eksperte i ekonomisë Dorian Teliti. ‘Ka qytetarë që kanë ndërruar jetë duke pritur apartamentin nga fondet shtetërore...

P
Piranjat26 November 2026, 10:26 · 3 min lexim
Tallja me rindërtimin, Teliti: Ka qytetarë që kanë

I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv ka qenë eksperte i ekonomisë Dorian Teliti.

‘Ka qytetarë që kanë ndërruar jetë duke pritur apartamentin nga fondet shtetërore për rikonstruksionin pas dëmeve të temetit të vitit 2019, tha gjatë bisedë me moderatorin Flavio Qarri eksperti Teliti.

Flavio Qarri: Zyrtarisht ka mbaruar procesi i rindërtimit?

Dorian Teliti: Jo. Edhe sot që ne flasim, pas një ore fillon seanca kur miratohet në mënyrë të njëanshme buxheti i viti të ardhëm. Edhe në buxhetin e vitit të ardhshëm janë 22 milionë euro të tjera që do të alokohen për procesin e rindërtimit.

Por është një proces që alokon para, alokon fonde, ose alokon ide e programon gjoja fonde por kur vjen puna tek njerëzit e thjeshtë për të marrë ato apartamentet e tyre, këtu pastaj situata është totalisht kaos dhe procesi ka ngecur.

Siç ta ka konstatuar edhe kontrolli i lartë i shtetit ka njerëz që sot edhe kanë ndërruar jetë në pritje të atij apartamenti. Ndërkohë që tërmeti ka rënë që në vitin 2019. Pra jemi 7 vjet mbrapa dhe ende nuk ka mbaruar një projekt për ndërtimin e disa pallateve në Tiranë, në Durrës e kështu me radhë.

Doni tjetër kontrast që e bën edhe më qesharake situatën. Ke patur rastin e qeverisë turke e cila në vitin 2021 dhe në vitin 2022 ndërtoi një kompleks godinash në Lezhë. Në qarkun e Lezhës. E dini për sa kohë i ndërtoi që të futeshin njerëzit brenda. Për një vit. Ndërkohë ti ke në Tiranë e në Durrës që njerëzit kanë akoma prej 7 vitesh e ende duhet të presin dhe vite të tjera deri sa ti teket mazhorancës qeverisëse në fuqi, qoftë ajo në nivel qendror, qoftë ajo në nivel vendor, se i kanë vete edhe bashkitë, që të kujtohen që të ndërtojmë pallatet e rindërtimit për gjynahqarët e ku fatkeqësisht një pjesë prej tyre kanë ndërruar tashmë edhe jetë duke i nxjerrë nga lista përfituese. Pse e them këtë. Është bërë shpesh hile me këtë procesin e rindërtimit.

Ata të cilët kanë qenë në moshë dhe fatkeqësisht ky nuk është një proces që mund ta trashëgosh ti...  shtëpinë që është prishur. Pra ta them ndryshe. Një pensionist të cilit i ishte prishur shtëpia dhe ishte në listë pritje për të marrë një apartament. Në momentin që kë ndërruar jetë, fëmijët nuk mund të marrin apartamentin e nënës apo babës që ishte në pritje. Jo. Do ngelet aty. Fond i shtetit. Që shteti, bashkia praktikisht ta japë atë me këto gjoja strehimet sociale apo gjoja me qeratë bashkiake....

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.