Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Paloka: Nuk e duan më në PS! Edhe Soros ia ka prerë fletën Ramës Reshjet e dëborës mbulojnë aksin Bogë-Theth, ndërhyrje për pastrimin e rrugës gjatë natës Krimi tronditës në Greqi/ Fermeri vrau me armë gjahu punëtorin 24-vjeçar bullgar dhe fshehu trupin, arresto... Celine Dion mesazh emocionues në Ditën e Falënderimeve: Zemra ime është e mbushur me mirënjohje! Parlamenti Europian miraton rregullat e reja për barnat, çfarë pritet të ndryshojë? Inteligjenca artificiale kopjon videot në rrjetet sociale, krijuesit denoncojnë vjedhjen e përmbajtjes Shpërthim me lëndë plasëse në verandën e një banese në Lezhë, çfarë thotë policia E TRISHTË, pas 10 ditësh në luftë për jetën, 14-vjeçarja jep frymën e fundit te “Trauma”, u vetëhodh nga pa... Moti i keq, pezullohen lundrimet me traget nga Vlora drejt Italisë Vrasja e “Papagallit” në Greqi, zbardhet dëshmia e bashkëpunëtorit: Kisha frikë t’i thoja jo Seancë e rëndësishme në Kuvend, buxheti 2027 dhe aktet për protestat në rend dite Katër ditë pushim, nga 55 në 2,700 euro; Ku do të udhëtojnë shqiptarët për festat e Nëntorit?
POLITIKE

Paloka: Nuk e duan më në PS! Edhe Soros ia ka prerë fletën Ramës

I ftuar në studion e ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, deputeti i PD-së, Edi Paloka analizoi përplasjet brenda PS-së. Për Palokën jo vetëm socialistët nuk e duan më por tashmë ka...

P
Piranjat26 November 2026, 09:54 · 2 min lexim
Paloka: Nuk e duan më në PS! Edhe Soros ia ka prerë fletën

I ftuar në studion e ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, deputeti i PD-së, Edi Paloka analizoi përplasjet brenda PS-së. Për Palokën jo vetëm socialistët nuk e duan më por tashmë ka rënë dhe mbështetja ndërkombëtare që ai ka pasur.

“Është e vërtetë që në PS, në grup ka 10 – 15 deputetë që Rama nuk i mban me zinxhirët e florinjtë të korrupsionit me të cilët i ka lidhur deputetët e vet. Ata që kanë bërë biznese të pista i ka pasuruar por ndërkohë i ka në dorë për ti çuar pas hekurave kur do ai. Ajo që e tremb më shumë Ramën sot, edhe me këtë lëvizjen brenda partisë së tij është se Alex Soros duket se ia ka prerë fletën Ramës. Edhe grupi që e ka mbështetur ndërkombëtarisht duket se nuk e duan më në parti"

Paloka thotë se edhe mbështetësit e tij kryesorë nuk e duan më në krye të partisë dhe në momentin që Ramës do I shkelë këmba do të jenë këta të parët që do e braktisin.

“Rama i poshtëron, nuk ka marrëdhënie njerëzore me ata në parti. Rama gjithë kohën i poshtëron dhe i denigron. Të jesh i bindur që në momentin që Ramës do i shkasë këmba të parët që do ta shkelin do të jenë ata rrotull tij. Ata janë njerëzit që e urrejnë më shumë Ramën”

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.