Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tragjedi në Ibiza/ Mbytet anija që mbante 7 mijë tonë naftë, humb jetën një marinar Paloka: Nuk e duan më në PS! Edhe Soros ia ka prerë fletën Ramës Reshjet e dëborës mbulojnë aksin Bogë-Theth, ndërhyrje për pastrimin e rrugës gjatë natës Krimi tronditës në Greqi/ Fermeri vrau me armë gjahu punëtorin 24-vjeçar bullgar dhe fshehu trupin, arresto... Celine Dion mesazh emocionues në Ditën e Falënderimeve: Zemra ime është e mbushur me mirënjohje! Parlamenti Europian miraton rregullat e reja për barnat, çfarë pritet të ndryshojë? Inteligjenca artificiale kopjon videot në rrjetet sociale, krijuesit denoncojnë vjedhjen e përmbajtjes Shpërthim me lëndë plasëse në verandën e një banese në Lezhë, çfarë thotë policia E TRISHTË, pas 10 ditësh në luftë për jetën, 14-vjeçarja jep frymën e fundit te “Trauma”, u vetëhodh nga pa... Moti i keq, pezullohen lundrimet me traget nga Vlora drejt Italisë Vrasja e “Papagallit” në Greqi, zbardhet dëshmia e bashkëpunëtorit: Kisha frikë t’i thoja jo Seancë e rëndësishme në Kuvend, buxheti 2027 dhe aktet për protestat në rend dite
BOTA

Tragjedi në Ibiza/ Mbytet anija që mbante 7 mijë tonë naftë, humb jetën një marinar

Një marinar ka humbur jetën pasi një anije mallrash, që transportonte rreth 7 mijë tonë naftë, u mbyt në orët e para të së enjtes në ujërat në veri të ishullit Ibiza, në Spanjë. Në bord ndodheshin 17 pjesëtarë të ekuipazhit. 16 prej tyre arritën të shpëtoheshin, ndërsa një marinar u dërgua në spitalin Can […]

P
Piranjat26 November 2026, 10:04 · 2 min lexim
Tragjedi në Ibiza/ Mbytet anija që mbante 7 mijë tonë

Një marinar ka humbur jetën pasi një anije mallrash, që transportonte rreth 7 mijë tonë naftë, u mbyt në orët e para të së enjtes në ujërat në veri të ishullit Ibiza, në Spanjë.

Në bord ndodheshin 17 pjesëtarë të ekuipazhit. 16 prej tyre arritën të shpëtoheshin, ndërsa një marinar u dërgua në spitalin Can Misses, ku më vonë ndërroi jetë.

Anija, e identifikuar me emrin “Med Emre”, u mbyt rreth 25 deri në 30 milje detare në veri të Ibizës. Sipas autoriteteve, sinjalizimi për incidentin mbërriti rreth orës 01:20, pasi në anije ishte konstatuar një çarje që përfundimisht shkaktoi fundosjen e saj.

Në operacionin e shpëtimit u angazhuan shërbimet detare dhe ajrore të emergjencës së Spanjës, me mbështetjen edhe të disa anijeve që ndodheshin në zonë.

 

Pas fundosjes, autoritetet aktivizuan planet e emergjencës për shkak të rrezikut të ndotjes së detit nga karburanti që transportonte anija.

Qeveria e Ishujve Balearikë aktivizoi Planin Territorial të Mbrojtjes Civile, ndërsa u vu në zbatim edhe Plani Kombëtar për Ndotjen Detare në nivelin 2.

Shqetësimi kryesor mbetet mundësia e rrjedhjes së naftës në det dhe pasojat që kjo mund të ketë për mjedisin detar. Autoritetet po monitorojnë situatën dhe po vlerësojnë përmasat e mundshme të ndotjes, ndërsa ende nuk dihet nëse do të nevojiten masa të tjera emergjente.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.