Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
'Të ndahet shteti nga partia'/ Reforma Zgjedhore, PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës Arrestohet 50-vjeçari i dyshuar për vjedhjen e një banke në Tiranë Tabaku: Shqipëria ka pensionet më të ulëta në rajon Rama heq dorë nga ftesat për dialog me studentët që protestojnë Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me korsi për autobusët Korrupsion dhe pastrim parash/ SPAK regjistron akuza të reja për ish-shefen e Shërbimit Informativ Shteteto... Gjobat e AMA ndaj emisioneve politike ngrenë alarm për cënim të lirisë së shprehjes Analiza: Plani amerikan për sigurinë e Evropës: Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën? PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore Trump: Marrëveshja për përfundimin e luftës në Ukrainë është pranë Bandat e drogës në Francë rekrutojnë fëmijë nga rrjetet sociale për vrasje, BBC zbulon botën e përgjakshme ... Aeroporti i Gjirokastrës me koncesion – Hapet gara për t’ia kaluar privatëve, kush oligark ia ka vënë syrin...
POLITIKE

'Të ndahet shteti nga partia'/ Reforma Zgjedhore, PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës

Partia Demokratike ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës së mbledhjes së Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, të planifikuar për sot në orën 13:00

P
Piranjat 9 November 2026, 10:01 · 5 min lexim
'Të ndahet shteti nga partia'/ Reforma Zgjedhore, PD kërkon

Partia Demokratike ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës së mbledhjes së Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, të planifikuar për sot në orën 13:00, duke kundërshtuar përfshirjen e disa çështjeve pa konsensusin e opozitës.

Bashkëkryetari demokrat i Komisionit, Oerd Bylykbashi, i ka dërguar një email bashkëkryetarit socialist, Damian Gjiknuri, dhe anëtarëve të tjerë, ku kërkon heqjen e pikës që lidhet me reflektimin në Kodin Zgjedhor të ndryshimeve të sjella nga harta e re territoriale.

Në vend të saj, Bylykbashi kërkon që mbledhja t’i kushtohet rekomandimit të OSBE/ODIHR për ndarjen e shtetit nga partia dhe parandalimin e abuzimit me burimet dhe pushtetin shtetëror gjatë zgjedhjeve.

Në kërkesën e tij, Bylykbashi thekson se rendi i ditës është përcaktuar në mënyrë të njëanshme dhe pa dakordësinë e të dy bashkëkryetarëve. Ai kujton se puna e Komisionit duhet të bazohet në konsensusin mes mazhorancës dhe opozitës.

Sipas tij, çështja e ndarjes së shtetit nga partia është diskutuar edhe më herët në Komision, gjatë muajve qershor-korrik, ndërsa është zhvilluar edhe një tryezë konsultimi me ekspertë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Bylykbashi argumenton se kjo është një çështje prioritare, që duhet të përfundojë përpara zgjedhjeve të 9 majit 2027, duke pasur parasysh se mandati i Komisionit përfundon më 30 nëntor.

Në përfundim, bashkëkryetari demokrat kërkon që deri në orën 11:00 t’u komunikohet zyrtarisht anëtarëve rendi i ditës i ndryshuar.

Ndërkohë, në rendin aktual të mbledhjes së orës 13:00 janë parashikuar diskutimi mbi detyrimet që rrjedhin nga miratimi i hartës së re territoriale dhe projektligji për financimin e partive politike.

Kërkesa e plotë e bashkëkryetarit të Komisionit të Posacëm për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi

“I nderuar bashkëkryetar, të nderuar anëtarë të Komisionit të Posaçëm,

Komisioni, në punën e tij, bazohet tek rregulli themelor i konsensusit mes të dy palëve pozitë-oppzitë për çdo aspekt formal dhe përmbajtësor të punës së tij. Për këtë arsye është i ndërtuar mbi barazinë pozitë-opozitë të përbërjes së tij, drejtimin me bashkëkryesim dhe veton e secilës palë.

Pika e parë e rendit të ditës për mbledhjen e sotme në lidhje me detyrime që sipas njoftimit, i vikan Komisionit nga legjislacioni për vetëqeverisjen vendore, nuk është rekomandim i OSBE/ODIHR, nuk është dakordësuar mes bashkëkryetarëve,  është futur në mënyrë të njëanshme në rendin e ditës dhe është kundërshtuar menjëherë në grupin e komunikimit të Komisionit nga anëtarët e opozitës, pas njoftimit të rendit të ditës.

Deri më sot, çështja e debatueshme nuk është hequr nga diskutimi. Në cilësinë e bashkëkryetarit dhe bazuar në kompetencën që më jep ky funksion, kërkoj heqjen e pikës 1 sipas njoftimit të datës 5 nëntor 2026 nga rendi i ditës për diskutim në mbledhjen e datës së sotme, 9 nëntor 2026.

Kërkoj zëvendësimin e saj me çështjen prioritare të rekomandimeve të ODIHR për “garantimin e fushës së barabartë të garës duke ndarë shtetin nga partia dhe ndalimin e abuzimit me pushtetin shtetëror në zgjedhje”. Kjo çështje është hapur për diskutim në Komision në muajt qershor-korrik dhe për të është organizuar nga Komisioni edhe një tryezë e madhe konsultimi me partnerë dhe ekspertë ndërkombëtarë dhe shoqërinë civile. Kjo çështje është priorotare për t’u përfunduar nga Komisioni para zgjedhjeve të 9 majit 2027.

Mandati i Komisionit mbaron më 30 nëntor dhe çdo devijim nga prioritetet e punës sonë pengon arritjen e objektivave të tij.

Për sa më sipër kërkoj që deri në ora 11.00 të ditës së sotme, t’i komunikohet formalisht komisionit nga sekretaria rendi i ditës i ndryshuar".

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.