Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
MedAL/ Reforma që deformon tregun e barnave dhe rrezikon pacientët 114-vjetori i Pavarësisë/ Begaj: Protesta e drejtë kushtetuese, por dhuna dhe shkatërrimi nuk janë zgjidhja... Berisha: Dhjetëra mijëra shqiptarë nderuan flamurin me një protestë madhështore, qëndresë epike kundër nark... Ministria e Shëndetësisë jep bilancin e të lënduarve në protestë. Ja sa policë dhe qytetarë u plagosën ... “Pakënaqësitë kundër qeverisë, akuza për korrupsion”/ “Reuters” jehonë protestës: Revolta në Shqipëri merr ... Protesta sfidon masat represive të Ramës dhe Gjykatën Kushtetuese “Merre, merre”/ Policia ndërhyn në sheshin “Skënderbej”, shoqëron një protestues Protestuesit pajisen me mburoja të ngjashme me ato të policisë, imitojnë lëvizjet e efektivëve pranë selisë... VIDEO/ Po ndihmonte qytetarin, policia sulmon me spraj me piper Florjan Binajn Tensionet pushtojnë Bulevardin, policia ndërhyn ndaj protestuesve edhe me dronin që hedh gaz lotsjellës Sheshi “Skënderbej” kthehet në arenë përplasjesh! Dy autobotë me ujë në terren, protestuesit i përgjigjen g... Policia hedh ujë me presion ndaj mediave, një gazetar dhe operator...
BOTA

Tërmeti i fortë trondit Los Angelos

Një tërmet me magnitudë 5 ballë të shkallës Rihter ka goditur brigjet e Kalifornisë Jugore, duke shkaktuar panik dhe dëme materiale në zonën e Los Angelesit. Lëkundjet sizmike u regjistruan të shtunën në orën 09:30 sipas kohës lokale, me epiqendër rreth 6 kilometra në perëndim-jugperëndim të Manhattan Beach dhe në një thellësi prej afro 12 […]

P
Piranjat28 November 2026, 20:36 · 1 min lexim
Tërmeti i fortë trondit Los Angelos

Një tërmet me magnitudë 5 ballë të shkallës Rihter ka goditur brigjet e Kalifornisë Jugore, duke shkaktuar panik dhe dëme materiale në zonën e Los Angelesit.

Lëkundjet sizmike u regjistruan të shtunën në orën 09:30 sipas kohës lokale, me epiqendër rreth 6 kilometra në perëndim-jugperëndim të Manhattan Beach dhe në një thellësi prej afro 12 kilometrash, sipas të dhënave paraprake të Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS).

Tërmeti u ndje në disa zona të Kalifornisë Jugore. Në Santa Monica, qytetarët u panë duke dalë me nxitim nga dyqanet, ndërsa lëkundjet shkaktuan dëme edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Angelesit (LAX).

Sipas raportimeve, në një prej terminaleve të aeroportit janë thyer xhama, ndërsa pjesë të tavanit të varur janë shkëputur dhe kanë rënë në ambientet e brendshme.

 

Zëdhënësja e Departamentit të Zjarrfikësve të Los Angelesit, Lindsay Lange, bëri me dije se deri në momentet e para pas tërmetit nuk kishte raportime për persona të lënduar.

Ndërkohë, Qendra Kombëtare e Paralajmërimit për Cunami në SHBA konfirmoi se tërmeti nuk paraqiste rrezik për krijimin e një cunami.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.