“Po i shtrydhin njerëzit me taksa”, Osman Stafa thirrje qytetarëve: Dilni në protestë për veten tuaj
Jetojmë në një në një vend që përgjegjësia politike nuk ekziston. Kështu deklaroi gazetari Osma Stafa, sipas të cilit korrupsioni është normalizuar dhe jeta e qytetarëve është rënduar.
“Pushtetarë të cilët kanë frikë të dalin në rrugë, kanë frikë të ecin normalisht në rrugë nga frika e qytetarëve. Pse ka ardhur kjo? Çfarë po ndodh në shoqërinë tonë? Ka ardhur kjo sepse njerëzit realisht nuk po munden dot më. Kjo frymë, kjo situatë ndihet çdo familje, qoftë socialiste, demokrate, të paparti. Këtu edhe korrupsioni nivelin më të lartë të është normalizuar. Këtu edhe po të gjesh arka me lekë, po të gjesh lekë të mykur, këtu është krejt normale. Drejtësia thonë drejtësia, drejtësia, drejtësia. Ky është refreni që dëgjon kudo. Po përgjegjësi politike a ka në këtë vend?
Një individ i cili merr dhe thotë kjo do jetë kryetarja e shërbimit informativ shtetëror. Del ajo në bashkëpunim me krimin. Kush ja jep Ergys Agasit një pushtet? Nuk është ministër ai, nuk është as kryeministër. Por ama kishte në dorë milionat e shqiptarëve që merren nga taksat, shtrydhen njerëzit këtu dhe pastaj jepen këtij për t'i ndarë tek X e Y”, tha gazetari në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN .
Në këto kushte ai u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën e 28 nëntorit, duke e parë atë si të vetmen zgjidhje. Ai sugjeroi gjithashtu që qytetarët dhe studentët të bashkohen për të ndërtuar një alternativë të re politike, e cila mund të garojë në zgjedhje.
“Zgjidhja për mua është fare e thjeshtë. Njerëzit për të parën herë në jetën e tyre në qoftë se kanë dalë në protesta se i kanë thirrur partitë politike në 36 vite, këtë herë të dalin për veten e tyre. Data 28 për mua është një mesazh i pastër ndaj gjithë atyre të cilët thonë mbaroi protesta, iku fryma. Nuk ka ikur fryma, është iluzion.
Nuk ikën kjo frymë pa arritur suksesin e saj. Po kam një pyetje. Kam një pyetje. Në qoftë se pushtetarët dhe ky pushtet në katër mandate ka bërë aq mirë, a do të ishin pushtetarët tanë të gatshëm të jetonin në jetën e një qytetari mesatar në Shqipëri? Pse nuk shkojnë këta te spitalet shqiptare, por shkojnë jashtë kur kanë halle? Pse këta u japin para nga buxheti i shtetit, ministrave, zëvendësministrave, deputetëve që janë deputetë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për t'u trajtuar jashtë? Pse nuk u japin këtyre njerëzve të tjerë të cilët janë atje në atë situatë?
Qytetarët kanë tashmë mundësinë historike në këtë vend që të bëhen bashkë dhe të vendosen në protesta, në organizime, të diskutojnë dhe të dalin në një alternativë e cila të ketë bekimin e studentëve në Republikën e Shqipërisë. Unë mendoj se studentë së bashku me protestën të mundet që të dalin në formacion politik të kandidojnë”.
Lexo edhe
POLITIKEHoxha: Ambasadori amerikan nxori në pah dështimin e SPAK-ut, vetëm 100 mijë euro të konfiskuara

Berisha-Gonxhes: Krim i shëmtuar! 30 mln euro sponsorizime në duart e hajdutit numër 3 pas Ramës dhe Lubisë

Spiropali godet Ramën: Ka deformim të votës, pushteti ushtron presion

Lubonja: Opozita të bashkohet për qeveri teknike dhe të pastrojë vendin nga bandat!

“PS grup kriminal, ka përplasje mes klaneve”, Këlliçi: Të rinjtë janë në shesh kundër modelit të korrupsionit! Spiropali foli hapur për s...





