Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Bilanc katastrofik, 11 të vdekur dhe 48 të plagosur/ Detajet, si ndodhi aksidenti tragjik në Bullgari Erling Haaland fiton miliona edhe pa luajtur, ja sa arkëton ai për një postim në Instagram! Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil Doneri 1 euro shkakton kaos në Gjermani, qindra të rinj përplasen me policinë, ndërhyn edhe helikopteri Ishte në kërkim ndërkombëtar/ Vrasësi shqiptar arrestohet gjatë një kontrolli rutinë në kufi Protestat në vend, kryeministri francez propozon rritjen e pagës minimale Dosja Veliaj/ Zbulohet data e shpalljes së verdiktit për Klotilda Bushkën Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina Merz kushtëzon buxhetin e BE-së me ndihmën për Ukrainën: Gjermania kërkon ndarje të barabartë të barrës fin... Ushqimet, transporti dhe qiratë “këpusin” në mes familjet shqiptaret: 80% e rritjes së çmimeve Serbia hap “sirtarët” e drejtësisë pas humbjes së Vuçiçit Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te fa...
BOTA

Tragjedi në Spanjë, shpërthen çanta e dyshimtë gjatë kontrollit. Humb jetën polici, një tjetër i plagosur

Një shpërthim i fuqishëm në qytetin e Oviedos, në veri të Spanjës, ka shkaktuar vdekjen e një oficeri policie dhe plagosjen e një tjetri mëngjesin e së martës, më 10 nëntor. Ngjarja ndodhi pasi efektivët e një njësie speciale, të shoqëruar nga qen të trajnuar, mbërritën në vendngjarje për të kontrolluar një çantë shpine që […]

P
Piranjat10 November 2026, 11:05 · 1 min lexim
Tragjedi në Spanjë, shpërthen çanta e dyshimtë

Një shpërthim i fuqishëm në qytetin e Oviedos, në veri të Spanjës, ka shkaktuar vdekjen e një oficeri policie dhe plagosjen e një tjetri mëngjesin e së martës, më 10 nëntor. Ngjarja ndodhi pasi efektivët e një njësie speciale, të shoqëruar nga qen të trajnuar, mbërritën në vendngjarje për të kontrolluar një çantë shpine që ishte raportuar si e dyshimtë.

Gjatë ndërhyrjes, çanta shpërtheu, duke shkaktuar pasoja tragjike për dy efektivët. Polici që humbi jetën është identifikuar si Juan José.

Policia spanjolle reagoi përmes një mesazhi në platformën X, ku shprehu dhimbjen për humbjen e kolegut të tyre dhe ngushëllimet për familjen dhe të afërmit. Sipas mediave lokale, efektivët kishin shkuar në atë zonë fillimisht për t’u marrë me një incident tjetër, kur konstatuan çantën e dyshimtë.

Rrethanat e shpërthimit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet spanjolle po hetojnë ngjarjen për të zbardhur se çfarë fshihej brenda çantës dhe si ndodhi shpërthimi.

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.