Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tuchel publikon listën e Anglisë, Jobe Bellingham dhe Josh King marrin ftesën e parë, Palmer e Foden jashtë... “Më rrëmbyen e kërcënuan”/ Veliaj reagon sërish nga qelia: Edhe në Hënë po të më internojnë, nuk heq dorë n... Rashford e krahason me Messin, parashikon shtatë Topa të Artë për Lamine Yamal Bujqësia në krizë/ Fermerët në Kallm të Fierit braktisin tokat dhe bagëtitë, prodhimet mbeten pa treg Alarm nga Belgjika/ Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, përmban substancë kimike Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngamcmim se*sual, ndalohet 35-vjeçari Mashtrimi që u kthye në një sensacion ndërkombëtar/ “Sirena” e Fixhit, gjysmë majmun dhe gjysmë peshk... Cristiano Ronaldo largohet nga Portugalia, heshtje totale nga Real Madrid 9 elektricistë humbën jetën në krye të detyrës gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë në punë “Rama të ndalë intimidimin e mediave”/ Partia Demokratike Evropiane: Gazetarët dhunohen nga policia, Shqipë... Viti 2026, i dyti më i nxehtë në histori ‘Më bërtiste pa arsye, kot’, vajza dogji babain me benzinë dhe u nis për punë. Policia e ndalon në derën e ...
BOTA

Trump paralajmëron demokratët: Pa bashkëpunim në Kongres, do të përdor veton

P
Piranjat 6 November 2026, 17:00 · 2 min lexim
Trump paralajmëron demokratët: Pa bashkëpunim në Kongres, do

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të përdorë të drejtën e vetos nëse demokratët dhe republikanët nuk arrijnë të bashkëpunojnë në Kongres.

“Demokratët dhe republikanët mund të jenë shumë produktivë nëse punojnë së bashku. Por, nëse nuk ndodh kjo, atëherë veprojmë kështu: VETO”, ka deklaruar Trump. Deklarata e tij vjen pas zgjedhjeve të mesmandatit, në të cilat demokratët siguruan kontrollin e të dyja dhomave të Kongresit amerikan, duke ndryshuar raportet politike në Uashington.

Me këtë rezultat, administrata Trump do të përballet me një Kongres të kontrolluar nga opozita, çka mund t'ia vështirësojë miratimin e ligjeve dhe zbatimin e agjendës së tij politike.

Megjithatë, presidenti amerikan ka në dispozicion të drejtën e vetos për të bllokuar ligjet e miratuara nga Kongresi, përveç rasteve kur të dyja dhomat arrijnë ta tejkalojnë atë me dy të tretat e votave.

Ndryshe, demokratët kanë siguruar 54 ulëse në Senatin amerikan, përfshirë dy senatorë të pavarur që bashkohen me ta, kundrejt 44 ulëseve të republikanëve.

Ndërkohë, në Dhomën e Përfaqësuesve, demokratët kanë 253 ulëse, ndërsa republikanët 157, duke forcuar kontrollin e tyre në të dyja dhomat e Kongresit. 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.